Hamza dhe Hovenier shijojnë tingujt e muzikës “Jazz” në Mitrovicë

Lajme

Hamza dhe Hovenier shijojnë tingujt e muzikës “Jazz” në Mitrovicë

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka njoftuar se mbrëmë bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, kanë qenë të pranishëm në festivalin “Mitrovica International Jazz Days”.

Ai tha se bashkë me diplomatin amerikan, i shijuan tingujt e muzikës “Jazz” në këtë festival që po mbahet në Mitrovicë.

“Mbrëmë bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier, kishim kënaqesinë të shijojmë tingujt e muzikës Jazz në festivalin i cili po mbahet në qytetin e Mitrovicës. Faleminderit Ambasador Hovenier për vizitën”, shkroi Hamza në Facebook.

“Faleminderit organizatorëve të festivalit “Mitrovica International Jazz Days” për këtë event artisitik të bukur dhe të rëndsishëm, jo vetëm pēr Mitrovicën! Ju ftoj të na vizitoni edhe në ditët në vazhdim ku do të keni mundësi të dëgjoni muzikë nga artistë ndërkombëtar nga e gjithë bota”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat