Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në Orllan, Policia i gjen kallashnikov dhe drogë në shtëpi

Lajme

Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në Orllan, Policia i gjen kallashnikov dhe drogë në shtëpi

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 15:20
Ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë ka ndodh para dy ditësh edhe në Orllan të Podujevës.

Gazeta mëson nga burimet e saja se i dyshuari që ka gjuajtur me armë është Abdyl Halimi, 35 vjeçar, i cili është arrestuar dje nga Policia.

Rastin dje e ka konfirmuar edhe Policia, e cila menjëherë pasi e ka marrë informatën për gjuajtje me armë ka zbarkuar në Orllan të Podujevës.

Pas kontrollit tek i dyshuarit, i gjetë dhe sekuestruar, një armë e gjatë AK -47, një armë e gjatë MP – 40 si dhe një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë marihuanë.

Me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet për veprat: Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm, bbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës si dhe posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat