Ky është kopshti ku dyshohet se një 3-vjeçar u keqtrajtua, prindërit e gjetën të gjakosur dhe me dhëmbë të nxjerrur komplet

Lajme

Ky është kopshti ku dyshohet se një 3-vjeçar u keqtrajtua, prindërit e gjetën të gjakosur dhe me dhëmbë të nxjerrur komplet

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Dje u raportua për një rast të rëndë ku dyshohet se një fëmijë i moshë 3-vjeç ka qenë pre e dhunës fizike. Një nënë ka shprehur shqetësimin dhe dyshimet se ndaj fëmijës të saj është ushtruar dhunë fizike derisa 3-vjeçari ishte në kopsht,. Sipas tyre, goja e 3-vjeçarit ishte me “gjak të pjekur rreth gojës dhe me gjak të rrjedhshëm brenda në gojë me dhëmbin e përparëm të nxjerrur pothuajse komplet”.

Prindërit e 3-vjeçarit kanë deklaruar se bëhet fjalë për kopshtin “Bleta” në Ferizaj.

Rasti është bërë i ditur në grupin “Prindërimi” ku prindërit kanë ngritur shqetësimin.

Ata thonë se kanë kërkuar sqarime nga kopshti “Bleta” por thonë se nuk kanë marrë spjegim nga personat kompetent të kopshtit. Ata thonë se nuk i është ofruar çasje as në këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbardhur se si ka ndodhur rasti.

Prindërit thonë se më vonë stafi i kopshtit është arsyetuar se ” është goditur pak nga një fëmijë dhe kaq”. Ajo shton se rastin do ta denoncoj tek organet e sigurisë.

Postimi i plotë:

Te nderuar prinder,qytetar te Republikes se Kosoves,

Desha te ndaj me ju nje rast te ndodhur me daten 18.08.2023 .

Djalin tim T.Ç,, 3 vjeç,e kam derguar per qendrim ditor ne “Kopshtin X”.

Ne oren 14:00 kam qene aty per ta marre nga “Kopshti X”.

Djali ishe me gjak te pjekur rreth gojes dhe me gjak te rrjedhshem brenda ne goje me dhembin e perparem te nxjerrur pothuajse komplet.

Ne kete rast, shpjegimi i drejtoreshes dhe edukatores ka qene se ato nuk e kane pare femijen ne ate gjendje me heret por ne ato momente kur une i’u kerkoj shpjegim. Kam kerkuar regjistrimet e kamerave por nuk i kane treguar, insistimin tim per me e shiku rastin se si ka ndodhur nuk e moren parasysh edhepse tre here ne menyre miqesore kam provuar, znj.drejtoresha e “Kopshtit X ” dha arsye se nuk po i bene paisja(mausi) e kompjuterit, etj…

Dergova djalin menjehere tek Dr.Kirurg Maxillofacial. Vetem pas 1 ore30 min më telefonuan nga” Kopshti X”me shpjegimin se eshte goditur pak nga nje femije dhe kaq, perseri insitimin tim per shikimin e kamerave nuk e moren parasysh. Sidoqoft, kujdesi dhe qetesimi i djalit ishe kryesor me keshillat e mjekut dhe terapin qe i dha djalit, per te vazhuar me raportimin ne organet e sigurise se shtetit.

Edhe pas ketij rasti “Kopshti X” apo ekukatoret e djalit tim nuk kan treguar interesim per gjendjen e femijes.

Te nderuar prinder dhe qytetar, ky rast tregon shume.

Niveli i sigurise se femijeve tane ne kopshte private eshte shume i ulet, si dhe pergjegjesia e “Kopshtit X” ndaj femijes dhe  bashkpunimi me prinder nuk jane ne nivel te mjaftueshem.

Prandaj, ju lutem nese keni interes rreth kesaj çeshtje te ndjeshme dhe tmerruese per prindin, ndani kete postim me te tjeret.

Uroj qe ky rast te jet i fundit,

dhe organet kompetente te shtetit te hetojn rastin(te marrin regjistrimet e kamerave)sa me shpejte qe eshte e mundur,

Me respekt, prinderit e T. Ç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat