Vuçiq flet në lidhje me tekstin e New York Timesit për të dhe problemet që pret në fundit të majit sa i përket Kosovës

Lajme

Vuçiq flet në lidhje me tekstin e New York Timesit për të dhe problemet që pret në fundit të majit sa i përket Kosovës

Më: 9 maj 2023 Në ora: 06:49
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret probleme të mëdha deri në fund të muajit, sa i përket çështjes së Kosovës.

Vuçiq ka folur në një intervistë për “TV Happy”, ku ndër të tjera tha se më 2 maj në Bruksel ishte tentuar që “sërish me mashtrim t’i merret diçka Serbisë”.

“Pres probleme të mëdha në fund të muajit. Ata u përpoqën me mashtrim që sërish të marrin diçka nga Serbia dhe që Serbia të mos marrë gjë. Kjo do të ndodhë më”, tha Vuçiq.

Ai ka pyetur edhe nëse njerëzit mendojnë se ai nuk e di se teksti i New York Timesit ishte porositur dhe se atë e ka shkruar njeriu ynë që ishte në bashkëpunim me klanin e Veljko Belivukut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat