Therja e nxënësve në Drenas, deklarohen nga QKUK: Një djalë i ri ka plagë në qafë

Lajme

Therja e nxënësve në Drenas, deklarohen nga QKUK: Një djalë i ri ka plagë në qafë

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 16:52
QKUK

Një person ka mbetur i therur me thikë pas një përleshje mes nxënësve në një shkollë të Drenasit.

I njëjti tashmë është transferuar për mjekim në QKUK, ku shefi i repartit intensiv, Shaqir Uka, tha se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Është një djalë i ri që ka pësuar një lëndim me thikë në qafë në regjionin e djathtë. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe vazhdon të marrë të gjithë tretmanin mjekësor”, është shprehur Uka për median.

Tutje, ai tha se pas ekzaminimeve, aktualisht po monitorohet në mjekimin intensiv.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar dy persona të mitur, ndërsa i treti është në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat