Jevtiq: Administrata amerikane nuk është e interesuar për kushtet e Kurtit për Asociacionin

Lajme

Jevtiq: Administrata amerikane nuk është e interesuar për kushtet e Kurtit për Asociacionin

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 10:20
Dalibor Jevtiq

Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se gjatë vizitës së tij në Uashington ka marrë garanci nga zyrtarët amerikanë se Asociacioni do të formohet, si dhe se ka dëgjuar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se administrata amerikane nuk është e interesuar për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Jevtiq ka deklaruar në një intervistë për mediat serbe se i ka njoftuar bashkëbiseduesit e tij në Uashington për pozitën e popullit serb në Kosovë dhe për incidentet dhe sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj serbëve.

Ai ka theksuar se qasja e Amerikës ndaj Serbisë ka ndryshuar dukshëm, gjë që sipas tij është falë ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Jevtiq shtoi se formimi i Asociacionit është parakusht për kthimin e serbëve në institucione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat