Çitaku: Tërë kupola e shtetit në mbrojtje të Martin Berishajt, kjo nuk po bëhet pa një zor të madh

Lajme

Çitaku: Tërë kupola e shtetit në mbrojtje të Martin Berishajt, kjo nuk po bëhet pa një zor të madh

Më: 13 janar 2023 Në ora: 13:20
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se e tërë kupola e shtetit është vënë në mbrojtje të Martin Berishajt, dhe kjo Çitaku thotë se nuk po bëhet pa një “zor” të madh.

“Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngritet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt.

Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku.

Në dritën e zhvillimeve të fundit nga raportimet e mediave sllovene,  ku u përmend edhe emri i kryeministrit Kurti, partitë opozitare në vend kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Berishajt.

Gazeta sllovene “Prava” raportoi për lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci me kompaninë sllovene GEN. Sipas tyre, dyshohet se Berisha është paguar nga GEN-i, dhe se ai ka tërhequr 600 mijë euro para në vitet 2019 dhe 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat