Prokurori i Shtetit zyrtarizon bashkëpunimin me Eurojust-in

Lajme

Prokurori i Shtetit zyrtarizon bashkëpunimin me Eurojust-in

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka zyrtarizuar bashkëpunimin me Eurojust-in (European Union Agency for Criminal Justice Cooperation).

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, me anë të një letre zyrtare dërguar Presidentit të Eurojust-it, z. Ladislav Hamran, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, ka nominuar prokurorin ndërlidhës të përhershëm me Eurojust-in, si dhe një prokuror si pikë kontakti lidhur me implementimin e projektit “WB CRIM JUST”, i cili do të fillojë të zbatohet në Ballkanin Perëndimor nga Eurojust, në kuadër të programit IPA III.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Vendosja e këtij bashkëpunimi zyrtar ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Eurojust-it, siç është potencuar, përbën moment të rëndësishëm të ndërtimit të raporteve të ndërsjella, që do të nxisë forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar si dhe do të lehtësojë ndihmën ligjore në çështjet penale.

Veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve tjera transnacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat