Zyrtarët e ministrive të objektit ish-Rilindja mbesin në lift për 40 minuta: "Është hera e tretë"

Lajme

Zyrtarët e ministrive të objektit ish-Rilindja mbesin në lift për 40 minuta: "Është hera e tretë"

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 14:47
Ish-Rilindja

Sindikalisti i shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka thënë se zyrtarët e ministrive në objektin e ish-Rilindjes, kanë mbetur në lift për 40 minuta.

Sefaj ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, nëse kanë hequr dorë nga mirëmbajtja e objekteve qeveritare.

“A duhet me protestu, me bojkotu punën apo me mbledhë mjete dhe mi servisu liftet. Na tregoni çka duhet me ba.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Për 40 minuta zyrtarët e ministrive në objektin e ish Rilindjes mbesin në lift. MPB a keni heq dorë nga mirëmbajtja e objekteve qeveritare.

A duhet me protestu, me bojkotu punën apo me mbledhë mjete dhe mi servisu liftet. Na tregoni çka duhet me ba.

A ndjeni pergjegjesi morale dhe profesionale apo i keni varrosur të dyja!

Brenda një jave është hera e tretë qe zyrtarët mbesin në lift, nga 15-40 minuta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat