Pamjet/ Rrahje brutale mes disa të moshuarve një park të Prishtinës

Lajme

Pamjet/ Rrahje brutale mes disa të moshuarve një park të Prishtinës

Nga: N. Sh. Më: 6 tetor 2022 Në ora: 19:05
Pamje nga video

Në kryeqytetin e Kosovës nuk kanë të ndalur rrahjet e të mushuarve.

Pak ditë pasi u rrahen disa pensionistë, ka ndodhur edhe një rrahje tjetër.

Kësaj radhe disa persona të moshuar janë rrahur në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Në videon që e ka postuar “Vrojtuesit e Lagjes” shihen derisa grushtohen dy të moshuar me njëri tjetrin, të tjerët shohin mirëpo nuk ndërmarrin asnjë veprim.

Në një moment të caktuar një nga të moshuarit tjerë që ishte prezent aty arrin t’i ndajë mirëpo me vëshitërsi.

Nuk dihet nëse për rastin është njoftuar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat