Rada Trajkoviq dyshon se këmbimi i territoreve që iu përmend Bislimit është i orkestruar

Lajme

Rada Trajkoviq dyshon se këmbimi i territoreve që iu përmend Bislimit është i orkestruar

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:55
Rada Trajkoviq

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka hedhur dyshime në vizitat e njëkohshme të Bërnabiqit në veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshevës.

Ajo tha se këto vizita i duken si “koreografi për të ringjallur idenë e shkëmbimit të territoreve”.

“Kam frikë se përmendja e një ideje të vjetër (të keqe) gjatë vizitës së Bislimit nuk ishte rastësi. Vizitat e njëkohshme të Bërnabiqit në Veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshëvës më duken si koreografi për të ringjallur idenë e “shkëmbimit të territoreve” si një kompromis “i këndshëm” për Kurtin dhe Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat