Zgjedhet kryetari i Gjykatës së Apelit

Lajme

Zgjedhet kryetari i Gjykatës së Apelit

Më: 5 maj 2022 Në ora: 10:18
foto ilustrim

Gjyqtari Valon Totaj është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Apelit me shumicë votash nga anëtarët e KGJK-së.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nën udhëheqjen e kryesuesit Albert Zogaj, mbajti mbledhjen e 286-të me ç’rast një nga pikat e rendit të ditës ishte përzgjedhja dhe emërimi i kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për kryetar të Gjykatës së Apelit.

Mandati i kryetarit të Gjykatës së Apelit është pesë vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat