KDI: SHSKUK përmes procedurës emergjente dëmton buxhetin e saj për rreth 42 mijë euro

Lajme

KDI: SHSKUK përmes procedurës emergjente dëmton buxhetin e saj për rreth 42 mijë euro

Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës përmes procedurës emergjente ka dëmtuar buxhetin e saj për rreth 42 mijë euro.

Sipas MSH’së, më 15 dhjetor të vitit të kaluar ky institucion ka nënshkruar një kontratë me kompaninë Madekos për furnizim me maska kirurgjikale dhe dorëza. Çmimi i kontratës është 150,035 euro me një kohëzgjatje prej 3 muajsh.

Andaj sipas KDI’së, SHSKUK ka pranuar çmime më të larta se ofertat e pranuar nga e njëjta kompani për maska kirurgjikale. Madekos ka ofertuar 0.03 euro në tenderin e hapur, ndërsa në tenderin me procedurë të negociuar, 0.04 euro.

“SHSKUK ka ftuar vetëm edhe një kompani tjetër për të ofertuar në procedurën e negociuar, por e cila ka dhënë një çmim më të lartë. Si rezultat i kufizimit të konkurrencës, SHSKUK ka pranuar çmime më të larta. Gjithashtu nuk ka ndonjë dëshmi se SHSKUK ka tentuar që të negociojë për të ulur çmimin. Përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, nënkupton që autoriteti kontraktues duhet të tentojë që të negociojë dhe të ulë çmimin”, thuhet nga KDI.

Njoftimi i plotë:

Më 15 dhjetor 2021, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK) nënshkroi një kontratë me kompaninë Madekos për furnizim me maska kirurgjikale dhe dorëza. Çmimi i kontratës është 150,035 euro me një kohëzgjatje prej 3 muajsh. SHSKUK përdori procedurën e negociuar për shkak se tenderi i hapur për të njëjtat produkte është me ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Mirëpo SHKSUK nuk ka ftuar të gjithë operatorët që kanë ofertuar në tenderin e hapur që të ofertojnë edhe në tenderin me negocim. SHSKUK ka pranuar çmime më të larta se ofertat e pranuar nga e njëjta kompani për maska kirurgjikale. Madekos ka ofertuar 0.03 euro në tenderin e hapur, ndërsa në tenderin me procedurë të negociuar, 0.04 euro.

Krahasimi i çmimeve në tenderin e negociuar dhe atë të hapur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat