Pallati Elize: Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë në Forumin e Parisit për paqe

Lajme

Pallati Elize: Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë në Forumin e Parisit për paqe

Nga: F.B Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 09:26
Ilustrim

Rreth 30 shefa të shteteve dhe qeverive pritet të takohen të enjten dhe premten në Paris në Forumin për paqe, ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar edhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Ana Bërnabiç, ka kumtuar Pallati Elize.

„Pritet pjesëmarrja e 450 pjesëmarrësve në forum, përfshirë këtu 39 shefa të shteteve dhe të qeverive si dhe rreth 15 mijë pjesëmarrës do të jenë të lidhur online”, është kumtuar nga presidenca e Francës.

Sipas njoftimit nga presidenca është parashikuar pjesëmarrja e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris, sikurse edhe shumë presidentë të shteteve, ndër të cilët është konfirmuara pjesëmarrja e kryetarëve nga Egjipti, Nigeria, Senegali, Boutsvana dhe Bregu i Fildishtë.

Pallati Elize ka shtuar se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë dhe se ata do të jenë të pranishëm fizikisht dhe jo përmes lidhjes direkt.

“Disa nga zyrtarët që do jenë në Paris do të jenë në konferencën ndërkombëtare në Libi”, thuhet në njoftim.

Forumi për paqe u nis në vitin 2018 nga presidenti francez Emmanuel Macron me qëllim të promovimit të shumë kulturalizmit.

Edicioni i sivjetshëm i Forumit që mbahet në kuadër të shënimit të ditës së pajtimit në Luftën e parë Botërore dhe do të i kushtohet përmirësimit të zhvillimit ekonomik pas virusit Corona.

Forumi në Paris do të hapet nga presidenti francez Macron dhe zëvendëspresidentja Kamala Haris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat