Publikohen fakte të reja/ Kandidates për asamble në listën e Bekim Jasharit i humbin votat edhe të familjes së saj

Lajme

Publikohen fakte të reja/ Kandidates për asamble në listën e Bekim Jasharit i humbin votat edhe të familjes së saj

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:04
Bekim Jashari

Lista e pavarur e Bekim Jasharit në Skenderaj është ankuar se është dëmtuar nga PDK në zgjedhjet e 17 tetorit dhe se i janë vjedhë votat.

Sipas Bekim Jasharit, PDK ka bërë presion tek votuesit, por PZAP e hodhi poshtë këtë ankesë të liderit të listës “Ideal”.

Por, nuk është vetëm Jashari nga kjo listë që po ankohet. Brahim Vojvoda, babai i kandidatës për asamble në Skenderaj, Erina Vojvoda, po ankohet se vajzës së tij i janë vjedhur votat.

Sipas Brahim Vojvodës, në fshatin Llaushë, ku ka votuar ai dhe familja e tij, nuk figuron asnjë votë për të bijën e tij.

“Ky nuk është vendvotimi i vetëm që na është bërë padrejtësi,dhe kjo është një dëshmi që ankesat nga ana jonë duhet të merren parasysh dhe vajza ime Ervina Vojvoda të i ketë votat që i meriton”, ka thënë në postimin e tij Brahim Vojvoda.

Ai u shprehë se procesi zgjedhor i 17 tetorit la shumë për të dëshiruar.

Image

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat