“Unë edhe mund të vritem nga një dorë tradhtare e tinxare..”/ Kjo ishte porosia e Kolonel Ahmet Krasniqit për ushtarët e tij

Lajme

“Unë edhe mund të vritem nga një dorë tradhtare e tinxare..”/ Kjo ishte porosia e Kolonel Ahmet Krasniqit për ushtarët e tij

Nga: M.L. Më: 19 shtator 2021 Në ora: 21:07
Foto e publikuar nga faqja FARK, Kolonel Ahmet Krasniqi me ushtarët

Faqja në Facebook, FARK- Forcat të Armatosura të Republikës së Kosovës – UÇK, ka publikuar një fjalim që supozohet të jetë i Kolonel Ahmet Krasniqit, që u vra 22 vjet më parë në Tiranë.

Në këtë fjalim Koloneli u drejtohet ushtarëve të tij, duke iu thënë se edhe mund të vritet nga një dorë tradhtare e tinzare. Po ashtu, ai iu kishte uruar suksese ushtarëve në çlirimin e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i faqes FARK

Kolonel Ahmet Krasniqi

"Unë edhe mund të vritem nga një dorë tradhtare e tinxare dhe ndoshta nuk do të shihemi më kurrë?... Ushtarë të nderuar ju uroj suksese në çlirimin e Kosovës. Sado që do të na kushtoj me gjak le të vjen një ditë që fëmijët tuaj ta ndiejnë erën e lirisë, ndërsa lutemi që edhe kësaj lufte ti shkruhet historia ashtu siç është realiteti!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat