41 vjet nga vdekja e diktatorit Tito

Lajme

41 vjet nga vdekja e diktatorit Tito

Më: 4 maj 2021 Në ora: 07:25
Tito

Tito njihet për prishjen e marrëveshjes së Bujanit, ku ishte paraparë bashkimi i tokave shqiptare të mbetura në ish-Jugosllavi pas çlirimit nga pushtimi nazist dhe për shumë vepra gjenocidiale pas Luftës së Dytë Botërore.

Dhjetëra-mijëra shqiptarë u ekzekutuan pas çlirimit, duke u zëvendësuar me një diktaturë të rëndë për shqiptarët. U ekzekutuan dhe u burgosën udhëheqësit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

U vranë, u burgosën dhe u masakruan me mijëra shqiptarë gjatë periudhës së diktatorit Tito dhe politikës gjenocidiale serbe për t’i fituar të drejtat tona.

U riaktivizua marrëveshja jugosllavo-turke e pas Luftës së Dytë Botërore, ku më shumë së gjysma e shqiptarëve në ish-Jugosllavi u detyruan me dhunë të shpërngulen në Turqi, periudhë e cila zgjati nga viti 1938 deri në fund të viteve 70-a.

Paraprakisht ishte një marrëveshje në mes ish-Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. 

U ndalua përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë nga paslufta e dytë botërore deri më 1968, ku me protesta masive, Tito u detyrua të lejojë përdorimin.

U copëtuan tokat shqiptare në ish-Jugosllavi, ku gjysma e Maqedonisë u krijua nga tokat shqiptare të mbetura jashtë Shqipërisë së sotme londineze me 1914-të.

Presheva, Medvegja, Bujanovci, Pazari i ri (Novi Pazari) dhe shumë qytete tjera mbetën ndër Serbi.

Qytete të shumta mbetën nën Mal të Zi. U krijua Kosova e tanishme sipas planeve dhe dëshirave të politikes jugosllave.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Tito qeverisi vendin për 35 vjet deri në vdekjen e tij.

Ai vdiq më 4 maj 1980 në Lubjanë.

Pas vdekjes së diktatorit Tito, shqiptarët në ish-Jugosllavi vazhduan përpjekjet për krijimin e Republikës së Kosovës dhe të drejtave e shqiptarëve në tokat e tyre të mbetur nën republikat e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat