Kjo është Arta, drejtoresha e re e Kulturës në Vushtrri pas prishjes së koalicioni LDK-LVV

Lajme

Kjo është Arta, drejtoresha e re e Kulturës në Vushtrri pas prishjes së koalicioni LDK-LVV

Nga: N.Sh. Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:30
Arta Ismajli

Arta Ismajli, është drejtoresha e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, pas prishjes së koalicionit me LVV-në, ka zgjedhur drejtoreshën e re për Kulturë.

Arta Ismajli ishte për tre mandate radhazi asmableiste e kësaj komune.

Ajo ishte një prej femrave më të votuara në Vushtrri.

Pas tri mandateve si asambleiste, Arta kontribut të madh ka dhënë edhe në shoqërinë civile.

Postimi i plotë:

Përshendetje miq,

Duke qenë e angazhuar një kohë të gjatë në jetën politike dhe shoqërore në komunën tonë, për më shumë se një dekadë, kam dhënë kontributin tim në Asamblenë Komunale në tre mandate dhe mandej edhe si pjesë e shoqërise civile me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet njerëzore dhe profesionale.

Nga e gjithë puna dhe përvoja e krijuar deri më tani, kanë bërë që të kem besimin jo vetëm të qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve në shoqrinë civile, por edhe nga drejtuesit e komunës z. Xhafer Tahiri , të cilët më kanë dhënë besimin që të udhëheq me një resor shumë të rëndësishëm në institucionet komunale, siç është kultura dhe kjo e ftuar nga shoqeria civile.

Shpresoj që ky të jetë shembull edhe për kryetarët e komunave tjera se si duhet dhënë mundësi dhe vlersim shoqeris civile.

Prandaj, dëshiroj t’ju njoftoj se që nga sot do të jem drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë, punë të cilën e kam pranuar jo vetëm si angazhim, por si përgjegjësi.

Dhe do të jem e pa anshme politikisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat