Obradoviç : Më korrekt do ishte që kreu i Akademisë hapur të thoshte se është për pavarësinë e Kosovë si lajkë ndaj BE-së

Lajme

Obradoviç : Më korrekt do ishte që kreu i Akademisë hapur të thoshte se është për pavarësinë e Kosovë si lajkë ndaj BE-së

Nga: F.B Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:46
Obradoviç : Më korrekt do ishte që kreu i Akademisë hapur të thoshte se është për pavarësinë e Kosovë si lajkë ndaj BE-së

Lideri i Dveri Boshko Obradoviç ka reaguar në planin e kreut të Akademisë (SANU) Vladimir Kostiç duke deklaruar se do të ishte më korrekt që kreu i SANU hapur të thoshte se është për pavarësinë e Kosovës për shkak të lajkës ndaj BE-së, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Të përkujtojmë se Kostiç kohë më parë ka nxitur vëmendjen e opinionit me deklaratat rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërsa kësaj jave ai publikoi planin 6 pikësh të zgjidhjes së kësaj çështje në gazetën “Nedeljnik”.

Në “planin për Kosovën” nga Kostiç shkurt ai kërkon : mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë, mbrojtjen e historisë dhe kulturës , vendosja e këtij problemi në kontestin e të drejtave politike, shoqërore, kulturore, historike edhe çështjeve demografike, pastaj ikja e izolimit të Serbisë rreth asaj çështje nga rrethimi natyror, mbetja në rrugën evropiane dhe me çdo çmim evitimi të jemi “ujdhesë e rrethuar nga fqinjët jomiqësor”.

Ndër të parët që kanë reaguar në këtë plan ishte lideri i Dveri Boshko Obradoviç, që publikoi një postim në rrjetin social Tviter:

“Shumë më korrekt do ishte që hapur të shoshte se është për pranimin e pavarësisë së shtetit të rrejshëm të Kosovës, për shkak të lajkave ndaj Be-së që nuk na do dhe raporteve të mira në regjion në dëmin tonë, se të flitet për tregime të thata që serbët në Kosovë i trajtojnë si pakicë kombëtare dhe diasporë ” tha ai.

Përndryshe vëmendje dhe reagim ka pasur edhe në deklaratën e Kostiç në fillim të 2021, kur Kostiç pati polemikë me peshkopin e Duseldorfit dhe Gjermanisë Gregorije në temën e Kosovës, kur Kostiç pat porositur peshkopin te le “parullat” sipas të cilave serbët ndjehen heronj. Pas të cilës peshkopi pat thënë se “Kostiç nuk ka të drejtë dhe se Kosova është e jona”.

Në vazhdimin e polemikës kreu i SANU pat thënë se “ Unë e pranojë se nuk kam të drejtë, por pyeteni peshkopin a ka ai të drejtë. Unë kam udhëtuar dhe kaluar kufirin, saktë më kanë thanë cilat rrugë nuk janë të këndshme për shetitje.Do të ishte shkëlqyeshëm sikur Vladimir Kostiç të kishte nënshkruar marrëveshjen e Kumanovës dhe Dejtonit e Brukselit, do të kishim fajtorin dhe nuk do kishim për çka të mendojmë””, ka thënë Kostiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat