Pas vendimit të Qeverisë Kurti, reagon Gjuriq

Lajme

Pas vendimit të Qeverisë Kurti, reagon Gjuriq

Nga: F.B Më: 31 maj 2020 Në ora: 09:58
Marko Gjuriq

Lidhur me informatat rreth vendimit të mbrëmshëm të qeverisë së Kosovës për masa shtesë ekonomike nga Marko Gjuriq dhe zyra për Kosovë janë cilësuar sulm në vlera evropian dhe sulm në ekzistencën materiale të serbëve dhe shqiptarëve, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij vendimet e fundit përbëjnë ndalimin e plotë të mallrave serbe, ai në të njëjtin reagim kërkon sanksione urgjente ndërkombëtare për shkak të këtyre veprimeve siç i quan ilegale.

"Vendimi i institucioneve në Prishtinë për bllokadë tregtare përkatësisht ndalimin e hyrjes së mallrave serbe përbën eskalim “të luftës me mendje të shëndoshë” që me muaj po udhëhiqet nga Prishtina” tha Gjuriq në një kumtesë për Tanjug.

Ai përsëriti se kërkohen masa dhe sanksione nga ndërkombëtarët pas këtyre veprimeve në kundërshtim me normat vendore e ndërkombëtare.

"Serbia mbetet e përkushtuar për liri në qarkullimin e mallit, njerëzve edhe kapitalit si në territorin e saj pjesë e të cilës është Kosova edhe në regjion” ka thëne ai shkruan gazeta.

Ai beson se politika e tarifave, bllokimit dhe barrierave shoviniste që godasin qytetarët së shpejti do mbeten e kaluar.

Portali “Kosovoonlajn” ka publikuar nga burime jozyrtare se qeveria në Prishtinë ka miratuar një varg të masave që nënkupton obligimin për ndërmarrjet nga Serbia që në ardhmen të pajisen me leje për secilin mjet me mall që vjen në Kosovë dhe ndalimin e importimit të prodhimeve nga Serbia nëse në dokumentet përcjellëse  nuk është shkruar “Republika e Kosovës ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat