Vuçiq: SHBA kanë qëndrim ndryshe prej neve për Kosovën

Lajme

Vuçiq: SHBA kanë qëndrim ndryshe prej neve për Kosovën

Nga: F. B. Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:18
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se të premten në mëngjes do takojë në Beograd të dërguarin special të presidenti Tramp për bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit Riçard Grenel, duke shtuar se ShBA janë të gatshme të dëgjojnë kërkesat dhe problemet e Beogradit në lidhje me çështjen e Kosovës, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai në emisionin e mëngjesit të RTS nga Davosi tha se pas takimit me këshilltarin O’Brajan, të premten në Beograd e pret Grenelin.

Vuçiq njoftoi se në margjina të këtij forumi ekonomik ka biseduar me këshilltarin O’Brajan rreth situatës së përgjithshme dhe çështjeve të sigurisë në rajon e Kosovës

“Mendoj se ai dhe vendi i tij e kuptojnë mjaft mirë pozitën e Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës” tha Vuçiq.

Sipas tij “pozita e Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës është e vështirë dhe raporti i ShBA-ve ndaj Kosovës është i kundërt me atë që kemi ne, pot tash ata janë të gatshëm të dëgjojnë kërkesat edhe qëndrimet tona”.

“Nuk po them se tash ShBA të kalojnë në anën tonë, si ka menduar dikush, por janë të gatshëm të dëgjojnë qëndrimet tona dhe atë që Serbia mendon rreth asaj çështje. Në këtë kuptim mendoj se kemi hapur dyer për të biseduar hapur me partnerët amerikan më hapur se përpara” – tha Vuçiq për RTS nga Davos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat