Organizohet Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës

Kultura

Organizohet Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 10:45

Me temën “Hello Europe” Shoqata e Karikaturistëve të Kosovës “Thumbi” po organizon Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës në Kosovë.

“Thumbi” njofton se deri më tani kanë mbërritur 191 punime nga ma shumë se 50 shtete, kurse ky konkurs do të jetë i hapur deri më 15 tetor.

Kjo shoqatë gjithashtu fton të gjithë dashamirët e artit të karikaturës të aplikojnë në konkursin me temën e sipërmendur.

Përzgjedhja e karikaturave për katalog dhe ekspozitë bëhet me datën 17 tetor nga juria profesionale e zgjedhur nga shoqata. Ekspozita do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 28 tetor në ora 19:00 kur do të shpallen edhe fituesit e festivalit.

Juria e festivalit përbëhet nga Soyran Caferlli nga Azerbajxhani, Javad Takjoo nga Irani, Jordan Pop-Ilev nga Maqedonia, Agim Krasniqi nga Kosova dhe Daniel Pito Campos nga Argjentina.

Çmimi për vendin e parë do të jetë 800 euro, për të dytin 400 euro, për të tretin 200 euro dhe pesë çmime speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat