Ekspozitë e Burim Jakupit në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Kultura

Ekspozitë e Burim Jakupit në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Më: 5 mars 2015 Në ora: 00:54

“Mbulimet dhe formësimet skulpturale” të skulptorit të ri, Burim Jakupi është ekspozita e rradhës në Galerinë e Ministrisë së Kulturës të Kosovës.

“Kjo është ekspozita e parë personale dhe një sfidë e re në rrugëtimin e Burim Jakupit si artist i gjeneratës së re. Ky prezantim i tij në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është një nismë e paraqitjes së punimeve edhe për publikun e gjerë, jashtë Fakultetit të Arteve”, është shprehur kuratori i kësaj ekspozite, Ismet Jonuzi.

Ekspozita do të hapet me datë 5 mars 2015 në ora 19:00 dhe mbyllet me 28 mars 2015 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës të Kosovës (objekti Qafa) në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat