"Ballkoni" triumfon edhe në SWIKOS

Kultura

"Ballkoni" triumfon edhe në SWIKOS

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:21

“Ballkoni” i Lendita Zeqirajt ka fituar çmimin "Filmi më i mirë" në edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër “SWIKOS” që u mbajt në Bazel të Zvicërës.
Ndërsa çmimi i publikut i ka takuar filmit “Përqafimi” (The Hug) nga Lulzim Guhelli.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve juria ka vendosur që çmimin “Aktori më i mirë” t`ia ndajë Hadi Shehut për rolin e tij në filmin “Ne të tre”. Çmimi “Regjisori më i mirë” i ka takuar Anita Blumer për filmin “Gutes Recht”, shkruan Kultplus.

Juria ka vendosur që filmin “Mirages” të Tom Keller ta vlerësoj me çmimin “Kamera më e mirë” ndërsa filmin “Amel” për “Montazhin më të mirë”.

"SWIKOS“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të tetën herë mblodhi bashkë sërish në Bazel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Zvicra, Gjermania, Austria dhe Maqedonia.
Në këtë festival për dy ditë u prezantuan 14 projekte filmike, pesë prej të cilave janë të regjisorëve kosovarë, 6 janë të atyre zviceranë, 2 prej tyre nga Gjermania dhe Austria dhe 1 nga Maqedonia.

Edicionin e sivjetmë të festivalit e ka sponsorizuar Ministria e Kulturës dge Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës etj.
“Swiss Kos Art” është një organizatë kulturore e themeluar në prill të vitit 2007, ku për qëllim ka përafrimin apo edhe shkëmbimin ndërkulturor zviceran me atë kosovar, gjegjësisht shqiptar. Kjo organizatë, pos festivalit “Sëikos”, merret edhe me organizimin e ngjarjeve të tjera kulturore kosovaro-shqiptare në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat