Mimoza Kusasri viziton Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkoder

Kultura

Mimoza Kusasri viziton Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkoder

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 13:34

Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, me një delegacion të komunës është ftuar nga Bashkia e Shkodrës, me konkretisht krye bashkiaku i saj Lorenc Luka, në përvjetorin e muzeut fotografikë Fototeka Kombëtare “Marubi”.
Delegacioni i Gjakovës është njoftuar gjer e gjatë me historikun e fonotekës në Shkodër e cila është krijuar në vitin 1970 dhe i është dhuruar shtetit nga Gegë Marubi me një arkiv personal tejet të pasur.

Në këtë arkiv gjenden 150 mijë negativë nga të gjitha formatet, që nga 30 cm x 40 cm dhe deri te 6 cm x 9 cm në pllaka xhami, nga viti 1858 deri në vitin 1959.

Siç njofton Komuna e Gjakovës, kryetarja Kusari –Lila, e shoqëruar nga udhëheqësit e Bashkisë së Shkodrës, gjatë vizitës në Arkivin e Fototekës “Marubi”, ka vlerësuar lartë këtë pasuri kulturore që është një nga arkivat më të pasur të Ballkanit me tema e fotografi mjaft të larmishme.

Delegacioni nga Gjakova pati rastin që të njihet me fotot e pashallarëve, vezirëve, oficerë turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë, francezë, austriakë, anglezë, rusë, grekë, ser bë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura të shquara shqiptarësh si; Luigj Gurakuqi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Koliqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Azem e Shote Galica janë fotografuar nga objektivi i Marubëve dhe gjenden të ruajtura në këtë muze vlerash. Etnografia, urbanistika, monumentet e kulturës, historia, pazari, lundrimi në Bunë etj janë pasur e pashlyer ndër decenie ka theksuar Kusari-Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat