Në çdo stinë...

Kultura

Në çdo stinë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 29 mars 2024 Në ora: 15:35
Xhelal Hoxha

Në çdo stinë, në çdo kohë, në çdo çast, hiç mos ta ninë
Në çdo rrezik, dhe në çdo vështirsi, kudo që t’jemi unë-ti...
Do të jemi bashkë me njëri-tjetrin, me njohuri për  dashuri
Do të ishte e mirë, jo vetë për për njërin, por për ne te dy...
Sidoqoftë, kurdo e në çfardo kohe, situate, kudo që t’jemi;
Në tym, n’flakë, n’dritë e n’terr, në zjarr e n’hi për dashuri!

Si do që t’jet, me qëndresë, kujtesë, shpresë e n’besë.
Së bashku në rreziqe, hidhërime, gëzime e çdo lumturi...
Të gjithë jetën tonë që ta kalojmë, të rrezikojmë e t’jetojmë...
Kjo nuk ka rëndësi përjashta, ose brenda në villë me hijeshi
Qoftë në lendinë, n’kasollë, luadh, në ndonjë tendë, apo n’shtëpi?!

Shumë e më shumë do të duhemi, të përballemi e mos të ndalemi...
Që mos të druhemi e të shuhemi, dhe as të ruhemi, por të çmallemi
Në çdo stinë, do të këndojmë me kitarë e me violinë, moj imja trëndëlinë
Kudo që të ndodhemi dhe t’jemi, në Kosovë, diasporë, apo n’Shqipëri
Me njohuri, hijeshi e lumturi, vetëm me dashuri dhe për dashuri...

Në çdo stinë e veçmas në dimër, borën e akullin bashkë dota shkrijmë
Ndërsa në stinën e verës, gongjeve e trëndafilave, aromën duam t’jua ndijmë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat