Një këngëtar i mirënjohur shqiptar

Kultura

Një këngëtar i mirënjohur shqiptar

Nga: Baki Ymeri Më: 25 mars 2024 Në ora: 21:25
Bexhet Jagodini

Kënga është gjinia më e thjeshte e muzikës vokale. Kënga bashkon poezinë me muzikën në një të vetme. Përcaktimi gjini vokale tregon se në këngë, vendi kryesor i takon zërit të njeriut. Ai shqipton fjalët dhe këndon melodinë duke i bere fjalët më shprehëse. Kënga mund të jetë soliste ose korale. Kënga është recitimi i një vjershe të shkruar, të dëgjuar apo krijuar me ose pa shoqërimin e instrumenteve muzikore. Zakonisht kënga është një lloj kallëzimi fonik i një ngjarje të vërtetë apo të imagjinuar dhe të stolisur me fjalë zakonisht estetike (të bukura) e të rrjedhshme. Sidoqoftë, si çdo gjë, edhe kënga si e tillë ka rrugën e zhvillimit të saj që nga "recitimi" i thjeshtë deri tek kënga e instrumentalizuar.

Vlera e këngës edhe pse nuk është e saktë është se nëpërmjet saj popujt e vjetër kanë mbajtur kujtesën e përbashkët të një shoqërie. Kjo veti e këngës natyrisht që ka filluar të bjerë me arsimimin e shoqërive dhe ka marrë gjithnjë e më tepër anën argëtuese. Fenomeni e përshkrimit të ngjarjeve nëpërmjet këngëve është ende e pranishme tek shoqëritë me nivel të ulët arsimimi. Shoqëritë e kulturuara në aspektin e artit (dhe jo të zhvilluara ekonomikisht) e kultivojnë edhe më tej traditën e të parëve në moton "çka thotë zemra nuk mund të shprehet me letër".

Llojet e krijimit të këngëve janë të nduar-durshme, nga shoqëria në shoqëri e nga populli në popull. Zakonisht në vendet e zhvilluar ekonomike krijimi i këngëve bëhet me qëllime komerciale ndërsa në vendet me tradita kulturore si p. sh. në Ballkan (rajoni i Rumelisë, polifonia e jugu shqiptar etj) krijuesit janë më tepër të orjetuar në drejtim të krijtaris ndërsa ana komerciale llogaritet vetëm si financim për krijimtari të mëtejshme por jo edhe si fitimprurës. Si do që të jetë në trojet shqiptare në vitet 2000 edhe pse e "kërcënuar" nga krijuesit dhe kopjuesit e këngëve komerciale, kultivimi i këngës artistike është në një lloj baraspeshe me këngën komerciale.

Zoti Bexhet Jagodini është një këngëtar i mirënjohur kërçovar. Ai është një ndër ikonat e muzikës popullore shqiptare. Është i pajisur me energji hyjnore dhe me pasion për profesionin që ka. Ka shkëlqyer me zërin e tij në tregun muzikor së bashku me  këngëtarë të tjerë të bhur dhe të mirënjohur, duke qenë gjithmonë i mirëpritur nga publiku.
 
Sot, ai është një ndër këngëtaret më të njohur, duke mbetur i sinqertë, i thjeshte dhe komunikuese. Gjithmonë i veshur me kostume kombëtare dhe me shumë adrenalinë, duket sikur kohën e sfidon dhe është gjithmonë në formë, sikurse ditën e parë që ka dalë në skenë. Sekretin e suksesit të tij nuk e di askush, edhe pse ai shprehet se publiku i jep gjithë energjinë e duhur. Përveç muzikës, Bexhet Jagodini është i zënë edhe me jetën private dhe biznesin privat.Ai është një këngëtar shumë i preferuar dhe gjatë tërë kohës është e zënë me aktivitete, koncerte, dasma dhe manifestime të tjera. Është natyrë optimiste dhe meriton të afirmohet dhe admirohet.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat