Recital i Shkodrës

Kultura

Recital i Shkodrës

Nga: Atdhe Geci Më: 8 mars 2024 Në ora: 13:03
Kopertina e librit

Mendja e muza e ushqejnë me gjak poezinë

i japin frymëzim poetik për më të dashurën

i japin imagjinatë rendjeve të vargut poetik

i japin ëndje idesë të vetëdijes të qytetarit.

Forcë janë këngët e përroit, lumit dhe detit

forcë janë emocionet që kanë fuqinë e fjalës

ajo zhurmë midis resh nuk është festë shiu

por luftë e kohës sonë, një luftë pa të zotin!...

Në momentet më drithëruese të atdheut tim

ca këngë për ëmbëlsira përplasen mes veti

jemi ngritje e vazhdueshme e gjakut që na

lindi, jem djepi i përjetësisë pa kohë e datë

O tokë pellazge e ilirit, dardanit dhe Epirit

katër Molla të kuqe i ka Shqipëria e sotme

një shqiponjë e vetme e mbikëqyrë atdheun

katër dialekte republikë është gjuha shqipe

Tokë e atdheut e mbjellë me të ardhmen

a më rrëfen ëndrrën e pjesëve të pushtuara

dhe durimin që mund ta bartim nëpër kohë

Ti, ne s´jemi vetëm, kemi dhe të vdekshmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat