Ilir Shaqiri, këngëtari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Kultura

Ilir Shaqiri, këngëtari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Nga: Gjon Keka Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:50
Autori Gjon Keka

Janë të shumtë këngëtarët në mesin tonë që i kanë kënduar Kosovës, heronjëve dhe lirisë e pavarësisë, por një nga të talentuarit e të veçantët është edhe këngëtari dhe autori i këngës shqipe Ilir Shaqiri.

Si i ri unë jam rritë edhe me këngët e Ilir Shaqirit, aq më tepër këngët e tij janë këngë që kanë dal nga shpirti i tij i i artistit të talentuar, të lirë e i mbushur me frymën e paraardhësve të cilët luftuan dhe i kënduan tokës dardano-arbërore, i kënduan heronjëve, Europës e lirisë, i kënduan shpirtit heroik të kombit tonë iliro-arbëror.

Nëse rilindasi ynë Naim Frashëri i këndoi Shqipërisë, dritës,diturisë, ringjalljes kombëtare dhe bukurisë së saj natyrore që i kishte dhënë qielli tokës së lashtë iliro-arbërore me anë të veprave të tij. Ilir Shaqiri ia mishëroi Fjalët e Qiririt Naim Frashërit, Gjergj Fishtës vargjet homerike, Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) rikthimin heroik në Arbërinë e pamposhtur etj. Është pikërisht ky këngëtar ynë i talentuar që i këndoi me rrënjët e shpirtit të tij lirisë dhe pavarësisë, Darëdanisë sonë, martirëve e atdhedashurisë.

Sa me vlerë për një komb që ka talente të tilla, që kanë lind, janë rritë e kanë luftuar me këngë, me laps e me armë për ta mbrojtur e ruajtur identitetin, lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre, në mesin e tyre është edhe këngëtari ynë i lirisë Ilir Shaqiri.

Me zërin e tij dardan ai dha një mesazh dhe jo vetëm këndoi,ai i bëri që ta kuptojnë të gjithë se edhe ne jemi Europë dhe duam të jetojmë të lirë, të pavarur, në paqe në atdheun tonë pranë etërve tan që dhanë gjithçka për tokën e lashtë dardano-arbërore.

Ai ka hyrë në historinë e këngës shqipe me këngët e tij „Prite prite“ kushtuar Skënderbeut, pastaj „Fjalët e Qiririt“, Këngë kushtuar Drenicës heroike „Këtu kam folenë“,“Liri“,“Kujdes Lirinë“,Lugina e Dashurisë,“Erdhi dita e Pavarësisë“ etj etj.

Ky shkrim sado i vogël që të jetë nuk është vetëm sa për të shkruar unë diçka por ka të bëjë me mirënjohjen ndaj këtij këngëtari të talentuar që e ka mbajtë gjallë frymën e lirisë si në kohë të vështira të Kosovës ashtu edhe në kohën e lirisë dhe pavarësisë e deri më sot.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat