Atdheu im i shtrenjtë
Ti më mbush me jetë
E më bënë të lumtur
Pa mbarim
Ato dete
Fusha e male
Tokë pjellore e bekuar
Nga perëndia
Imazhi yt
Lashtësi
Djep i qytetërimit
Ndër shekuj
Qëndresa dhe heroizmi yt
Të bënë edhe më të fort
E të mbajtën gjall
Shumë trima u flijuan
Dhe nga gjaku i tyre
Fushat mbushen
Me lulëkuqe gjithë andej
Mbahu si çdo herë
Atdheu im
Lis i përjetësisë
Erëra të forta që fyejnë
Kudo në Ty
Ti kanë ngulitur rrënjët
Deri në fund të oqeaneve
E që nuk shterojnë kurrë
Imazhi yt
Më bënë të lumtur
E më bënë krenare
Edhe në fund të botës
Po të shkoj
Atje ti je me mua
E më mban gjallë.