Kot gënjeshtrat do t‘ju shkojnë!

Kultura

Kot gënjeshtrat do t‘ju shkojnë!

Nga: Sami Arifi Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 08:23
Sami Arifi

Kishim fjalë, besë e sinqeritet,

n'liri i humbëm krejt!

Shqiprarët e thonin t'vërtetën,

n'burgje t'serbit e tretën jetën!

 

Mbajtën besë e mbajtën fjalë,

për çlirimin tonë kombëtar!

Me pushkë n'dorë ranë për t'mos vdekur,

besnik Atdheut për t'i mbetur!

 

Çka u bë me njerëz tanë t'sotit,

interesin iu dual para Zotit!

Lamiçarë t'lanë t'varrosur,

trup e shirt t'sakatosur!

 

S'njohin shtet t'ndërtuar me gjak,

s'mendojnë popullit që i kanë hak!

E dijnë vehten që janë mafi

faqezijtë donë t'hunë n'histori!

 

Me t’këqia gënjeshtra pandal,

Faqezinjtë done me dal t’parë!

E kaluara jo fare s'ndryshon,

kot gënjeshtrat do t'ju shkonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat