Abdylazis Islami dhe letërsia moderne në Kosovë

Kultura

Abdylazis Islami dhe letërsia moderne në Kosovë

Nga: Baki Ymeri Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:47
Abdylazis Islami

Poeti Abdylazis Islami u lind më 29 Korrik 1930 në fshatin Gajre të Tetovës. Rrjedh nga një familje kurbetqare. Që në bankat e shkollës së mesme filloi të merret me krijimtarinë artistike për fëmijë e të rritur, por poezinë e parë botoi në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e ulët gjatë okupacionit në Tetovë. Shkollën normale dhe Akademinë Pedagogjike, Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Shkup. Njëherë punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhës shqipe në Tetovë. Kjo punë i zgjati prej vitit 1952-1970.

Në vitin 1970-1979 qe gazetar pranë Radio Shkupit, ku edhe doli në pension. Prej atëhere jetoi dhe punoi në Tetovë. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik në revistën letrare e kulturale në Shkup. Në vitin 1990 qe anetar i Këshillit Iniciativ në Prishtinë për pajtimin e gjakut në Tetovë dhe rrethinë. Pajtoi, bashkë me krushqit e pajtimit, 98 familje. Që në shkollë të mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime, romane, drama. Aktivisht merrej edhe me kritikë letrare dhe eseistikë. Merrej edhe me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar të Sharrit. Merrej edhe me përkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja në gjuhën shqipe. Deri tash është perkthyer në gjuhët: turqisht, maqedonisht, arabisht, italisht, kroatisht, sllovenisht, gjermanisht, anglisht, suedisht, rusisht, rumanisht, hungarisht, vietnamisht. Disa me panorama e disa me antologji. Vdiq më 16 Gusht 2005 në Tetovë.

Opusi krijues i shkrimtarit Abdylazis Islami 1. “Këngët e zgjuara”, Prishtinë 1968. Vjersha për te ritur 2. “Era dhe vargjet”, vjersha për të rritur, Prishtinë 1964 3. “Mengjezi në fshat”, vjersha per fëmije, Shkup 1965 4. “Soditje nga toka”, Prishtinë 1969 5. “Barka ndër vale”, vjersha për të rritur,Shkup 1971 6. “Kujtime dhe ëndrra”, vjersha e tregime për fëmije, Prishtinë 1972 7. “Oaza”, vjersha për të rritur, Shkup 1973 8. “Gurgurina”, vjersha për të rritur, Prishtine 1974 9. “Fatiana”, roman për të rritur,Prishtinë 1975 10. “Ujrat”,vjersha për të rritur,Shkup 1976 11. “Korrieri Artan Arta”, poemë për pionerët, Prishtinë 1976 12. “Agullina”, sonete për të rritur, Prishtinë 1978 13. “Dritë në sfond”, kurora sonetike dhe vjersha për të rritur, Prishtinë 1980 14. “Për qepallat e qiellit varen plepat”, vjersha për të rritur, Shkup 1983 15. “Përralla popullore nga Sharri”, folklor, Shkup 1985 16. “Maje malesh”, Prishtinë 1985 17. “Vajza e panjohur”, roman për fëmijë dhe të rinj, Prishtinë 1985 18. “Meleroti”, vjersha, poemë e tregime për fëmijë, Shkup 1986 19. “Krimi në tempull”, roman për fëmije e të rinj, Prishtinë 1987 20. “Yjet e vendlindjes”, Tiranë 1987 21. “Romancat e një nate vere”, vjersha për të rritur, Shkup 1987 22. “Pëllumbi sqepartë”, roman për fëmijë, Shkup 1988 23. “Zërat nga maja”, vjersha për të rritur, Prishtinë 1988 24. “Endrrat bulojnë në Eldorado”, poemë dhe vjersha për të rritur, Shkup 1990 25. “Voglushi i fshatit Lashtor”, poemë, tregime për fëmijë e të rinj, Shkup 1992. 26. “Hekurani në Artas” roman për të rinj, Shkup 1993 27. “Agimesha e ngujuar në shatë shpella”. Dramë për fëmijë e të rinj, Shkup 1994 28. “Kuvendi i guximtarëve”, dramë për fëmijë e të rinj, Shkup 1994. 29. “Arianda”, dramë për fëmijë e të rinj, Shkup 1994. 30. “Pëshpëritjet e udhëtarit plak”, poezi për të rritur, Shkup 1995. 31. “Nica”, poemë për të rritur, Tetovë 1995. 32. “Tatuazhe”, tregime për të rritur, Shkup 1996 33. “Të treturit nga Projona”, roman për të rritur, Tetovë 1996. 34. “Dredhia”, roman për të rritur, Tetovë 1996. 35. “Farsa e katrahurës”, roman për të rritur, Tetovë 1997. 36. “Shpata në lulishte”, poezi për të rritur, Tetovë 1997. 37. “Gjurmët e valeve në shkëmb”, tregime për fëmijë. 38. “Katër kalorës”, përmbledhje vjershash për fëmijë. 39. “Mrizoni dhe Euridika”, roman për fëmijë e të rinj, Tetovë 2005/. 40. "Analogjitë Prometeike" Ese, korrik 2002 Tetovë 41. "Feniksi" poezi për të rritur, 2001 Tetovë 42. "Shira dhe Vërshime", roman për të vegjlit 1989, Shkup 43. "Ninëza në koshadhe", poezi 2002, Tetovë 44. "Hija e dhimbjes”, poezi, Shkup 1979. 45. "Përtej Kohës" poezi për të rritur, qershor 2005 Tetovë.

Çka shkruan të tjerët për Abdylazis Islamin?? "Abdylazis Islami ka thyer logjikën tradicionale te poezisë shqipe dhe që dëshiron ta ruajë dhe e ruan një logjike të tillë. Kështu do të mund të thuhej se Abdylazis Islami na shfaqet si një kualitet. Ky poet na imponohet me vlerat e pamohueshme se e ka krijuar përvojën dhe vizionin e vet jetësor, me çka e sintetizon poezinë e vet dhe te imponohet si poet i cili ka krijuar stilin personal, fizionominë artistike. Veçoria e vargjeve të Abdylazis Islamit është dhimba. Abdylazis Islami është poet me ndjenjë të shquar për nuancat gjuhësore, poet i cili shkruan pse ka ç'të thotë dhe shkruan pse ndien nevojë ta thotë, atë që e ndien, dhe ta thotë bukur e intimisht, sepse ai është në gjendje të krijojë forma të reja të shprehjes poetike dhe të krijojë lidhje origjinale metaforike. Duke qëndruar larg zërit provokativ të kohës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat