Osaman Caka, një poet kumbues në krijimtarinë shqipe…

Kultura

Osaman Caka, një poet kumbues në krijimtarinë shqipe…

Nga: Martin Dedaj Më: 13 janar 2024 Në ora: 20:35
Martin Dedaj

Poeti e shkrimtari Osman Caka, me punën e vazhdueshme që ka bërë dhe po bën përditë e më shumë me krijimtarinë e tij letrare, duke lëvruar sukseshëm prozën dhe poezinë, ka dhënë dhe po jep një kontribut të vyer  në krijimtarinë letrare shqipe, në mbarë trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Ai krijimtarisë së tij të begatë, ka arritur të sjellë një formë dhe përmbajtje, ide dhe stil disi të veçantë për lexuesit, gjë e cila dëshmohet mësëmiri në krijimtarinë e tij letrare, të përshfaqur deri më tani, i bindur se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe në të ardhmen. Duke dhënë kështu një kontribut të vyer e të qëndrueshëm në krijimtarinë letrare kombëtare shqipe.

Përpos kësaj Osman Caka, njëherësh është edhe një veprimtar i caqeve të epërme në rrafshin shoqëror dhe atë kombëtar, duke lënë gjurmë të dukshme në përmbushjen e këtij misioni, me aktivitetin e tij atdhetar dhe patriotik, me një kontribut të çmuar ndaj çështjes kombëtare, vendlindjes së tij të dashur, shërbimeve publike në dobi të komunitetit, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe interesit kombëtar, për të mbërritur në majat më të larta të sublimit për Atdhe e troje amtare, e dhënë kombit një Dëshmor Lirie nga familja e tij dhe pikërisht,  djalin Ilirin, në nderim të të cilit në vendlindjen e tij prej kohësh, ka ngritur kullën e pagëzuar tashmë me emrin, ILIR CAKA, si një dëshmi e qëndresës dhe lirisë së Kosovës martire dhe kontributit të familjes Caka në këtë kauzë fisnikërie dhe identiteti kombëtar.

Osman Caka u lind në Vatë me, 20 Qershor 1950. Ai pati fatin të ishte nxënës i gjeneratës së parë të Gjimnazit “Skenderbeu” në Kaçanik, kësaj vatre dije dhe diturie, nga ku përpos dijeve mori dhe frymëzimet e para për të shpërthyer më pas si llavë vullkani në krijimtarinë  artistike, saqë sot konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar Kaçanikas dhe përtej kësaj enklave heroike dhe historike. Duke qenë kështu një zë tingëllues, krejtësisht novator për nga përmbajtja, forma dhe ndikimi i tij mbi letërsinë shqipe të kohës.

Ai pa frikë mund të thuash se është si “Migjeni i Kosovës”, dhe mund të cilësohet edhe si “Poet i dhimbjes”, sepse përmes krijimtarisë së tij, ka pasqyruar në mënyrë të drejtpërdrejtë, varfërinë e thellë pëgjatë viteve të jetës së tij, të cilën e ka përjetuar vetë, por që pasqyron njëherësh varfërinë dhe skamjen e krejt popullsisë së Kosovës martire. Duke shkruar poezi të dhimbshme përmes të cilave evidenton indiferentizmin e klasave të kamuna/pasura dhe vuajtjet e mjerueshme të popullit, që mban mbi supe veç varfëri dhe mjerim. Thënë ndryshe një brengë që s’po din me ju hequr qafet kurrë shtresave të varfëra, që jetojnë hera-herës edhe nën minimumin kritik të jetesës. Se qeveritë dhe pushtetet vijnë e shkojnë e shkojnë e vijnë, bëjnë barrë për vete si i thonë, e për shtresat e varfëra, as që u bie ndërmend hiq.

Poeti Osman Caka, duke qenë së pari vetë personazh i varfërisë për shumë vite, është si të thuash vigjelent, në evidentimin e saj dhe përcjelljen publike përmes poezive, me metafora therëse dhe goditëse, gati-gati edhe ironike, duke ironizuar moskujdesin apo dhe harresën e shtetarëve pasanikë, ndaj të varfërve që po shtohen dita-ditës.

Osman Caka gjatë luftës së Kosovës, dhe pas rënjes së të birit si martir i lirisë së Kosovës, migroi në Manchester të Anglisë, ku jeton dhe vepron atje. Si babai i martirit të lirisë Ilir Caka, krej natyrshëm në krijimtarinë e tij poetike, një pjesë të saj e zën edhe krijimtaria e dhimbjes por dhe krenarisë së tij për djalin, krijimtari që del prej dejeve të gjakut dhe shpirtit, e me lot në sy hidhet në letër, duke u vargëzuar e ardhur tek lexuesi, edhe si një frymë, inkurajimi dhe force ndaj fatkeqësive, dhe përballimin e jetës me të gjithë kryeneqësitë e saj, ku padyshim Osmani është personazhi më domethënës, duke i shtuar kështu edhe më shumë vlerat, identitetit fisnik të familjes por dhe krijimtarisë së pandërprerë, që ai ka prodhuar dhe po vijon të prodhojë me një intensitet të admirueshëm për vetë moshën dhe peripecitë e shumta që ai ka kaluar gjatë jetës së tij. Falë këtyre cilësive dhe vlerave të krijimtarisë së tij të bollshme e të begatë, me plot larushi temash e mbi të gjitha të aktualizuara me jetën e përditshme, kanë bërë që emri i Osman Cakës, të kalojë kufinjtë lolal dhe rajonal e të hyjë në gjeneratën e poetëve dhe prozatorëve të shquar shqiptar të viteve të fundit, duke krijuar kështë profilin e vet prezantues e krejt të veçantë letraro-artistik. Gjithashtu ai ështe një njeri shumë i respektuar dhe mjaft identitar dhe përfaqësues dinjitoz i komunitetit shqiptar atje ku jeton, dhe ka dhënë shumë intervista në mjetet e shkruara të informimit dhe televizionet angleze, etj.

Ai është marrë me shkrimtari herët dhe fillesat e kësaj krijimtarie datojnë dikund rreth viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar e në vijim. Por duhet evidentuar fakti se krijimtaria e tij pësoi një goditje të madhe deri asfiksuese, në vitin 1999 përgjatë ofensivave barbare serbe mbi popullsinë e pafajshme të Kosovës, kohë kur serbët i dogjën shtëpinë deri në themel, e bashkë me to u shkrumbuan dhe humbën pa nam e nishan, shumë dorëshkrime dhe shënime të tjera poetike, që gjendeshin në bibliotekën e tij familjare, që për hir të së vërtetës e kishte shumë të pasur.

Shtëpia ku lindi poeti prej kohësh është ngritur  e re, që nga themelet duke u shndërruar në Kullë, që në vitin 2018 e ngritur bash në oborrin e shtëpisë së vjetër të djegur nga lufta e fundit, ku duken edhe sot e kësaj dite gërmadhat, si një dëshmi tronditëse e atyre masakrave. Por tashmë Kulla fisnike është kthyer në "Muzeu i Cakës", dhe qëndron më krenare dhe fisnike pasi jetëson sakrificat disa vjeçare për liri dhe pavarësi të derës së njohur të Cakajve, kësaj dere me emër në Kaçanik e Kosovë dhe jo vetëm. Osman Caka është i martuar me Nevrijen ku janë prindër të pesë fëmijëve, ku njëri prej tyre sot është martir i lirisë dhe pikërisht Ilir Caka.

Osman Caka është njeriu i parë në Kosovë që ka ngritur padi PPP. nr 464/01 me datën 24.10.2001, dhe ka paditur shtetin Serb dhe drejtpërdret 41 serb, që kanë marrë pjesë në masakrën e 13 prillit 1999, ku u vranë 15 persona, ndër ta edhe Iliri, djali i tij, si dhe 8 ksovarë të zënë rob dhe 7 të plagosur.

Në prill të vitit 2004, themeloi klubin e shahut “Shqiponja” në Manchester, ku ka garuar në ligën e katërt. Dhe ka organizuar Turneun ndërkombëtar, në bashkëpunim me Federatën e Shahut në Manchester, për ta nderuar dëshmorin Kaçanikas, Reshat Shehun. Ky turne është mbajtur në sallën më të bukur të Klubit Futbollistik Manchester City.

Osman Caka ka ngritur shtatoren e Shenjtores Nënë Terezë, në oborrin e Manastirit të Gortonit, në qendër të Manchesterit. Po ashtu në qytetin e Oldhamit ka vendosur pllakën ku e ka falenderuar popullin dhe qeverinë Angleze për ndërhyrjen në Kosovë, në vitin 1999 dhe mikpritjen që u kanë bërë refugjateve të ardhur nga Kampet e Refugjateve në Maqedoni. Është takuar dhe ka bashkëbiseduar me shumë personalitete në Angli, deri edhe me ish kryeministrin Britanik z. Tony Blair, me datën 04 Maj 2010. Po ashtu është takuar me deputetët e Parlamentit Britanik, z. Tony Lloyd, Lucy Powell, si dhe me shumë kryetarë të komunës së Manchesterit dhe të qytetit Oldham. Roli i tij si veprimtar vullnetar diplomatik, ka qenë dhe është i pranishëm në Manchester dhe Angli, ku gjithmonë e tregon historinë e popullit shqiptar, sesi janë masakruar, dhunuar si dhe gjenocidin e ushtruar mbi ta, duke qenë kështu një zë i fuqishëm, i të vërtetave historike të masakrave serbe mbi popullin martir të Kosovës. Ndonëse ka çfarë të thotë dhe i takon të flasë, ai flet shumë pak për djalin e tij të vrarë me datën 13.04.1999, por rëndësi të madhe i kushton masakrave Serbe të viteve 1877-78, masakrës së Lumës e të Tivarit, si dhe ato të fundit, të viteve 1998-1999. Ka vendosur pllakën përkujtimore në hyrje të gjimnazit “Skedërbeu” në Kaçanik për dëshmorët dhe martirët, që u vranë nga ushtria dhe policia Serbe në Prill të vitit 1999. Ku me, 13 Prill 2023 nën kujdesjen e drejtpërdrejtë të Caritasit të Kosovës, para Kullës së Ilir Cakës, është organizuar një orë letrare, ku dhe u zbulua pllakati simbolik në nderim të tre martirëve të luftës së fundit dhe Ramadan Cakës, që ndihmoj Ballin Kombëtar. Këtë manifestim me telegram e përshendeti edhe kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, dhe pllakën e zbuloj një anëtare e kabinetit të Qeverisë së Kosovës, zj. Artane Rizvanolli.

Menjëherë Sapo u kthye në Angli, pas një qëndrimi disa ditor në vendlindje, Osmani nuk qëndroj duarkryq, përkundrazi filloj të përgatisë agjendën për të organizuar një takim mjaft të rëndësishëm në Manchester, ku në fund të shkurtit të vitit 2024, do të zhvilloj një vizitë zyrtare atje, kryetari i Caritasit të Kosovës Don Viktor Sopi dhe stafi i tij. Këtu në Manchester Don Viktori do të takoj dy deputet të parlamentit Britanik, kryetarin Manchesterit, si dhe kreun e Kishës Katolike në Manchester e shumë personalitete të tjera politike e shoqërore.

Krijimtaria artistike, bashkëshoqëruese jetësore e tij.

Osman Caka, pjesë të rëndësishme të jetës së tij ndër vite ka patur dhe ka krijimtarinë artistike, kryesisht në poezi por edhe në prozë, me të cilën është marrë shumë herët, dhe për një kohë të shkurtër botoi një mori përmbledhjesh poetike dhe tregime: Kolana e krijimtarisë së tij aktualisht shkon dikund tek afro pesëdhjetë libra si: “Gjallëria e oxhakut tim”; “Toplica e zemrave tona”; “Mall mërgimi”; “Pa gjak nuk fitohet liria”; “Guri i shqipes”; “Flaka e Sharrit”;  “Lotët e mërgimtarit”; “Rreze lirie”; “Për ty Ilir m’kaplon një mall”; “Flas me vendlindjen”; “Kaçanik po vjen Bardhi”; “Gjashtëdhjetë e gjashtë”; “Trembëdhjetë Prill 1999”; “Rrezja e Sharrit”; “Përmbi dhimbje unë u ngrita”; “Flijimi i birit tim Ilirit”; “Amaneti dhe amanetet e birit tim, Ilirit”; “Kam lindur në maje guri”; “Rreze dielli mbi Kaçanik”; “Tinguj dhembjesh”; “Përqafim atdheu”; “Ofshamë kohësh”; “Ecanjakët e një mërgimtari”; “Ëndrrat realitet”; “Flakadan gjurmëve plagësh”; “Pranvera në Sharrin e përgjakur”; “Rrugëtim kujtimeve të mia”; “Klithma shpirti”; “Kolorit ndjenjash të mërgimtarit”;  “Fëshfërime malli”; “Po qaj me mall moj Nanë”; “Siluata kujtimesh”; “Ëndërrthyer i rrugëve të jetës”; “Kulla e gurit”; “Një zemër që flet nga Kulla”; “Shqiponjat e Sharrit”; “Himn për martirin, Ilir Caka”; “Në sofrën e Sharrit” 2023; “Malli i trojeve”; “Prill 2023”; “Gjaku i lirisë”, Korrik 2023; “Jo pushkë për vëlla”, Gusht 2023; “Nënlokja e Ilirit”, Shtator 2023; “Ilaçet popullore 2023; “Një kullë lirie e vetmuar në Malësi” 2023, dhe shumë e shumë publikime të tjera, që kanë të bëjë me shpopullimin e trojeve shqipare, apo dhe: “Mendime të zgjedhura”; “Letra të hapura”; “Opinione”; “Ftesa publike”, që e begatojnë edhe më shumë krijimitarinë shumëdimensionale të Osman Cakës.

Përmbledhja poetike e radhës e Osman Cakës, është e dyzetë e pesta në radhën e botimeve të publikuara deri tani, ku kopertinën e ka dizenjuar Lura Shulemanja, dhe e ka redaktuar Prof Fikret Rama i cili ndë të tjera shprehet se:

          “Së shpejti do të dalë nga botimi libri i 45-të, në radhë i autorit tashmë të dëshmuar, Osman Caka me titullin shumë domethënës: “NJË KULLË LIRIE E VETMUAR NË MALËSI””.

Në mbyllje të këtyre radhëve modeste, evidentoj faktin se në  përmedhjet e poetit, Osman Caka kurdoherë  vihet në pah: Atdheu, nëna, besa, tradita, lufta e drejtë e popullit të Kosovës martire. Një theks i veçantë në krijimtarinë e tij, i kushtohet trimit martir Ilir Cakës. Autorit i uroj suksese e mos i’u ndaltë pena kurrë, e ajo udhëtoftë gjatë dhe në simbiozë të pandashme me vetë jetën e autorit, që uroj ta ketë përtej shekullore!

Suksese të mëtejshme poeti i pangopur i të shkruarit me pasion dhe përkushtim, llojshmëri dhe delikatesë, tematika të spikatura e të pasosura,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat