Ah, moj lule

Kultura

Ah, moj lule

Nga: Isuf Thaqi Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 20:23
Isuf Thaqi

Ah e bukura  Lule

Që po  të mund koha

Të lodhi  thua  shiu

Po edhe dëbora

 

Ke ulë kokën  e je hidhërue

E nuk  flet fare, tani me mue

Po unë nuk deshta  me t'ngacmue

Veq bukurinë tënde pak me shiju

 

Era e jote ,o trandofil

Më gëzonte fort mua

Se të dy bashkë 

Dikur  gjenim  shpetim

 

E ngjyra jote e kuqe si gjaku

 Ma zbukuronte fort  jetën

Të mbaja  n'ballë t'oxhakut

 

Pse ule kokën

apo u trëmbe nga dëbora

Ti ishe ma e forta

Po si  Shqiponja

 

Do te ndihmoj në këtë kohë te veshtirë

Të ta heq borën

Ti mos t'merdhinë

 

T`i lutem diellit

Sot edhe për ty

Hapi  rrezet tua tani

Se lulja e bukur,gati ngriu

 

Të mbuloj pak  e nuk të harroj

Lule ma e bukur e vendit tonë

 

Ktheje pak  kokën

E veq më buzeqeshë

Se po me shikove

Dimrin e bëre verë

 

Bora nga malet filloj te shkrijë

Të të sjellë ujë ,po edhe ngrohtësinë

Ngrohtësinë e zemrës

Për Lulen e d'lirë

 

Pranë teje do qëndroja

Gjithmonë pa u lodhë

O lule e bukur e kopshtit Arbëror

 

A thua zogjët  ta kanë zili

Edhe  dielli e hëna

Do kënaqen me ty

Bëhu e fortë  qëndro besnike

Ti lule e bukur e jetës  sime

 

Edhe ne amshim

Kur një ditë do t'shkojë

Do zgjohem shpejt

Se  vetëm nuk  dua me t'lanë

 

Do e dua jetën

Kur të kam pranē

Se je aq e  dashur

Si fëmija për  të dashurën Nënë

 

HËNA TË MASHTROJ

 

Jam i lodhur

Në errësirën  e natës

Në  pabesitë  e territ

Dhe të asaj Hënës

 

Çka kërkoj ajo zanë mali

Çdo gjë  i dha ai farë djali

Zog Luani e besë shqiptari

 

Po se kohët ndryshojnë sot

Pabesi ke në botë

A thua ç'deshe

E  pse  u mashtrove

,,Yllit të çmuar"

pabesi  pse i krijove ?

 

Eja më mua i thoje duke e lutë ,

Te kamë shpirt e zemër   rrush

Bashkë udhëtojmë e do gëzojmë

Në qiellin e kaltërt

Bashkë  do  fluturojmë

 

Po një ditë Hëna e  mashtron

I thotë  djalit ,a del në lamë

Se do marë ,unë për e xhylpanë

Të ndreq  këmishë e xhamadan

 

Djalë besnik  i besojë asaj

Kur vjen Hëna si një   tojë

Kishte me vete  ca langoj

E rrethojnë  djalin ,e lendojnë

Trup e Zemër duan t'ia coptojnë

 

Po  nuk  humbë nderi e burrërija

Zgjohen engjëjt nga  lëndina

Me  duar t'gjata si vetima

Mos ,mos ma prekni ,o  t'mjerë langoj,

Djalin trim  e si shqiponjë

 

Doli dielli e humbi nata

Ikin langojt të bjeshkët e thata

Hënë e mjera ,herët u zgju

Para këmbve ,djalit ju lëshu

 

Me fal të lutem edhe sot  mu

Se me ty  o djalë

mbrëmë keq kamë vepru

 

E kurrë në jetë ma s'kam me gabu

 

Po se djali  po mendon

Pabesitë oj Hënë s'mund t`i falë

Se si fshihesh ti prapa Lisit

Dyftyrësit  i ke nga i ligu

 

Nuk  e dua   unë , tënden pabesi

Se nuk jam ,edhe aq i ri

Nuk më duhet terri i zi

Mjegullën e keqe që  shpërndan ti

 

Dua dritë e drejtësi

Ato  bashkë , gjykojnë tani

Se  ,nuk  ngreh, dorë , dot n'ty

 

As nuk dua më të të flas

Të përkedhelë e   as me t'dashtë

E la Hënen ,duke qajtë

 

Dielli i zot kur e kuptoj

E mori Hënen edhe  e ngujoj

 

Krah  e duar ia shkurtoj

Deri në vdekje e mundoj

 

Hënë  e mjera  ra në therra

Do denohet sa t'jetë jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat