Ju prezentojmë poetin e ri nga Lugina në Zvicër, Bajrush Azizi vjen me katër poezi, shkëputur nga libri i parë në përgatitje

Kultura

Ju prezentojmë poetin e ri nga Lugina në Zvicër, Bajrush Azizi vjen me katër poezi, shkëputur nga libri i parë në përgatitje

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 16:58
Bajrush Azizi

Bajrush Azizi është nga Lugina e Preshevës, babai i nje djlai dhe dy vajzave tashmë të njohura në Zvicër si shembull integrimi dhe suksesi (Kaltrinë – kolonele, Albanes – këngëtare dhe Erblin Azizi – ing. Ekonomie) është poet i ri ne diasporën shqiptare i cili merret me shkrime qe kur ishte nenxnës dhe student.

Ai tashmë është në përfundim e sipër të botimit të librit të parë me poezi kushtuar vendlindjes, familjes, heronjve tanë, miqve, natyrës, dashurisë etj…

Bajrush Azii, si shume bashkevendas eshte detyruar ta braktis vendlindjen per shume arsye, pothuaj qe 4 dekada. Me perkushtim ka punuar dhe krijjuar familjen ketu.

«Por shpirtin dhe mendjen e kisha perher ne atdhe. Sa i perket poezis kam filluar te shkruaj qe ne rini. Por kurre spata rastin per ti botuar. Tani pas shume vitesh me lindi ideja qe te filloj te shkruaj sërish me shprse qe nje dite t’i perbledhe ne nje liber me poezi te cilin veq e kam gati, te perfudnime  sipër… » ka thëne z.Azizi për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch te cilet po ia botojme për fillim ca poezi:

NJË NATË ME HËNËN

Isha ulur aty, pranë kopshtit tim

I përhumbur rashë në mendime

Vështroja yjet i mahnitur,papritur

fola me hënën time

Yjet në çast i pagëzova ,hënë

Po po i vura emrin tënd

Hëna kish dalë bukur , ish

pesëmbëdhjetshe

Bukuria e saj,të dashuruarit lë pa mend

Atë natë të bukur, hëna më mahniti

Rreth saj seç mu duk një unazë me

ngjyrë blu

Atë çast shkova larg,larg ty të kujtova

Ajo ngjyra e hënës, kishte sytë e tu

Desha për një çast, hënën që ta pyes

Më ndaloi vështrimi, si të thosh e di

Dëshira e çastit ish , të bëhesha rreze

hëne

Asaj dhomës tënde, rreze ti lëshoja

Të shikoja ty , plot me dashuri

Më beso , dashuria ime

Dua të përqafoj , ashtu pa zgjuar fare

Si hëna lehtë , do vi të ledhatoj

Pastaj do qëndroj pa zhurmë ne dritare

Më beso , dashuria ime

Kur shoh hënën, ty shumë të kujtoj

Hëna ndërron vend , shkon çdo kënd

të globit

E unë veç me ty me askend jo stë

ndërroj

Kështu kaloi koha , pranë kopshtit tim

Shoqëri më bëri, hëna lozonjare

Unë flas me hënën , ajo flet me mua

Të dy rrinim çetë., shikonim në

dritare

EJA ME PRANVERËN

Eja mos u vono

kaluan muaj e vite,që të kam

mbyllur në mendjen time , eja

mere dashurin me vete, meri

meri dhe kujtimet ,

mere gotën ku pinim ujë ,atë

gotën e vjetër se aty ka shumë

kujtime

Eja

eja me pranverën , mos u vono

por të lutem , mere dhe një deg

nga ato boronicat e egra , të

kujtohet në pranver kur shetisnim

fushave të gjelbëruara , kishin çelur

për bukuri

aromën e tyre nuhatja gjithandej

Eja

eja mos u vono

eja me pranverën , të betohem

se do kujdesem per atë degë

do e fusë në vazo , do e ruaj

me përkushtim

dhe nga ai vend dua ta kemë

një kujtim eja…

TË PRES !…

Unë jam këtu,ty po të pres

Pritja e gjatë,për ty smë lodh

Unë jam këtu, e po të pres

Edhe pse ndoshta, ndoshta sështë

kohë

Unë po të pres, në shtëpin e vjetër

E di që ti,do vish e di do vish

patjetër

E në tra të vjetër, do kem var xhaketën

Do të pres aty, athua do të vish ??

Ku në qoshe, do ketë të vetmin dyshek

Nga dollapi vjetër, do tërheq jorganin

E të dy do kemi, të vetmin jastek

Eja se të pres , në shtëpin e vjetër

Oxhakun do mbajë ndezur ,se shpresën

e kam

Shtëpia e vjetër, ngrohet veq nga njerëzit

Nga njerëzit që duhen e dashuri kanë

E LIRË APO….

Ke një pamje fantastike

Je e bukur,sa ska më

Kur të shoh çmemdem

pas teje

Je si princesh,përrallore

Je një grua e butë e sharmante

Sa herë pamja jote,më hipnotizon

Kur ecën dhe flet, mua më qetëson

Mua kur më shikon,tërë trupi me dridhet

E fjalë nga goja,para teje spo mund të

nxjerr

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat