“Mjekët e Skënderajt” në monografi

Kultura

“Mjekët e Skënderajt” në monografi

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Me nismën e doktorit, Shaqir Demiri, ka nisur jetësimi i projektit për botimin e monografisë “Mjekët e Skënderajt”. Në këtë kuadër është formuar edhe Këshilli Iniciues që është mbledhur në një takim të përbashkët për të ideuar dhe strukturuar këtë projekt, thuhet në njoftim për medie.

Pjesë e Këshillit Iniciues përveç Shaqir Demirit, janë edhe doktorët: Fadil Beka, Gani Bajraktari, Abdyl Salihu, Feride Gashi-Deliu, Riza Mala, Bedri Shala, Bajram Mziu, Osman Veliu, Ilir Rrecaj dhe Arben Hajrizi.

Në një takim të përbashkët të mbajtur në Skënderaj, ata kanë përgëzuar doktorin, Shaqir Demiri për këtë nismë dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për jetësimin e projektit, vazhdon njoftimi.

“Në kuadër të Këshillit Iniciues u ndanë detyra për secilin prej anëtarëve sa i përket projektit “Mjekët e Skënderajt”, në mënyrë që puna të nis sa më shpejtë për këtë projekt që u vlerësua shumëi rëndësishëm, jo vetëm për tëndriçuar një periudhë plotë sakrifica dhe të arritura në shëndetësinë e Skënderajt, por edhe si mirënjohje për të gjithë mjekët dhe stafin teknik qëkanë kontribuuar me punën dhe angazhimin e tyre”.

Puna sa i përket përgatitjes së monografisë “Mjekët e Skënderajt”, ju besua shkrimtarit dhe publicistit, Ahmet Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat