Korrupsioni dhe krimi janë simbol i zisë!

Kultura

Korrupsioni dhe krimi janë simbol i zisë!

Nga: Sami Arifi Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 09:12
Sami Arifi

Si ka mundësi,

një baba me fëmijë!

Mbytë nënën e fëmijëve;

thoshte ishte gruaja e tij...

Nga babai i fëmive me paramendim,

paguhen kriminelët që ishin n'tërbim!

Makabër tillë s'bën qenja që e falë Zoti,

nga gjëma dhe dhembjet,

do t'na shkretërojë moti...

Perëndia na krijojë;

t'kem dashni e humanitet,

n'asnjë çast fëmijët e vegjë;

s'guxojmë t'i lëm vetë...

Egoizmi pafund i tepruar;

mbuloj njerëzit n'zi,

fëmijtë mbetën pa nënë;

me atë faqezi...

Po s'u vu drejtësia;

te ne n'rend t'parë,

pa siguri t'ligjshme;

s'kanë krimet për t'u ndalë...

Po s'u bë fitimi;

n'rregulla drejtësisë,

korrupcioni dhe krimi janë;

veç simbol i zisë...

nga krimi u hedh n'vdekje;

edhe nënën e fëmijës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat