Poeti është profeti që i hap portat e parajsës

Kultura

Poeti është profeti që i hap portat e parajsës

Nga: Patricia Lidia Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Poezia është testamenti i jetës dhe barnatorja e sentimenteve letrare. Vargjet magjike shëmbëllejnë me një erë të këndshme që e përshkojnë dheun. Ato janë uji, dielli dhe mendimi. Poeti është gjithmonë i etshëm për dashuri dhe atdhedashuri. Ka ndonjë forcë tjetër më magjike se sa forca e dashurisë? Në kuadrin e librit “Vjeshtë në Prishtinë”, vargjet e Lan Qyqallës kërkojnë të shenjtër dhe martirë, të parë jo vetëm si do relikte për përkushtim. Poezitë e tij janë të bukura, interesante, mbresëlënëse dhe befasuese, me mesazhe të idesë, me vlera origjinale dhe intelektuale: Sonte jam sogjetar,./ në kullën tënde stolisur me ëndrra,/ në buzët tua qëndis romancën,/ e Urës së psherëtimave…

Autori është i aftë për të mbajtur peshoren më delikate në sferën e kuptimit estetik. Rrallë herë kam patur fatin të njoh një poet patriot me një temperament të pasionuar pas letërsisë, që din të deshifrojë kajmakun e vlerave, motivet dhe idetë, por sidomos ato rrugë që shpiejnë nga konkluzionet e ekzistencës së disa rrënjëve të lashta dhe aktuale të Dardanisë. Kërkoj në kujtesë dhe nuk gjej një term krahasimi. Nuk e gjej ngase nuk di askend tjetër të ketë ketë bërë kaq shumë për deshifrimin e botës sentimentale të ndjeshmërisë shqiptare. Azem Shkreli, Sali Bashota dhe Lan Qyqalla janë tre nga poetët më të rëndësishëm të Kosovës letrare. Cila është muza e poetit? Poeti,/ Fjalëve u jep ngjyra të livadhisura/ ndjell kujtimet në hartat e grisura/ s'beson në mrekullitë e Zanave të Malit/ e Botës i fal dashuri!/ Poeti fjalën e gatuan/ në magjen e poezisë,/ në verigë vargjet i vargon/ i stigmatizon renegatët/ me mashën e kujtesës/ në oxhakun arbëror.

Sivëllezërit e tij shqiptarë që i shërbejnë shkrimit, e pranojnë me përzemërsi në kompaninë e tyre, si një vlerë të rrallë, si një misionar i ftuar për rikonstituimin e një bote magjike. Lan Qyqalla është një shembull të cilin duhet ta ndjekin edhe të tjerët. Poezia e tij është një pasqyrë që zbukuron gjithçka që shtrembërohet. Poezia është pothuajse po aq e rëndësishme sa historia. Dallimi midis historianëve dhe poetëve nuk është se disa shkruajnë prozë dhe të tjerë vargje. Të parët përshkruajnë gjërat që kanë qenë, të dytët faktet që mund të bëhen. Për këtë arsye, poezia është shumë më filozofike dhe më e rëndësishme se historia, pasi thëniet e saj janë të një natyre më universale se sa predikimet e veçanta të historisë. Poezia e Lan Qyqallës i lë përshtypje lexuesit, sepse në vargjet e tij janë ëndërrimet, frymëzimet dhe mendimet e tij, që reflektojnë një segment të rëndësishëm të jetës së tij: Endemi,/ oborreve të Penelopës/ mësojmë si të dashurojmë,/ në çdo kohë./ Takohemi mes lotësh/ në errësirë kërkojmë strehim,/ s i pelegrinë shijojmë aromën/ e buzëve adoleshente.

Poeti është profeti që i hap portat e parajsës kurse poezia e vërtetë fillimisht lind në frymën hyjnore, pastaj zbret në perandorinë e muzave dhe mund të pushtohet vetëm nga ata që janë të destinuar për pavdekësi. Lan Qyqalla është një zë i dalluar i botës poetike shqiptare. Poezia e tij nuk lind nga dhimbja, por nga gjendja e kërkimit dhe e shndërrimit të së pamundurës në të mundshme, nga etja për monolog në një kohë dialogu të pamundur. Lani shpërndan mesazhe, detaje për jetën, në të cilat trazohet bota njerëzore, përmes meditimeve të universit lirik. Ai na ofron vargje të ndjeshme dhe të thella përmes autenticitetit dhe sinqeritetit të shprehjes së emocioneve në një regjistër stilistik të zgjedhur. Për të regjistruar vendin e tij në bashkëkohësi, mund ta inkuadrojmë në rangun e poetëve të rrallë që i japin një pamje të re lirikës së ditëve tona.

Duke lexuar poezitë e Lan Qyqallës, konstatojmë se ato kanë diçka hyjnore dhe misterioze në përmbajtjen e tyre. Autor i këtyre vargjeve hyn me sukses në botën magjike të fjalëve, duke hapur portat e Parajsës me një “këmishë gazmore”. Dashuria dhe pavdekësia fshihen në tekstet e tij. Ai është një ëndërrimtar i ndjeshëm, sublim dhe i sjellshëm. Poezia është stina e pestë në të cilën pranvera përzihet me të gjitha lulet, puthjet dhe ndjenjat. Këtu është një mesazh i pastër për hyjninë! Njerëzit e mirë janë si engjëjt. Çdo ditë e jetës së tyre është një dhuratë nga Zoti. Bota e poezisë është bota e shpirtit të hapur.

Cila është bukuria hyjnore në poezinë e Zt. Lan Qyqalla? Është mjalti i shpirtit, shpirti i fjalëve dhe sharmi i tyre. Viktor Eftimiu, një shkrimtar i famshëm rumun me origjinë shqiptare, ka thënë në Magjinë e fjalëve (1942): „Nuk mund ta dërgosh librin të luftosh i vetëm, siç u dërgua ushtari rumun në vitin 1916. I duhet artileria e madhe e prestigjit kombëtar, mitralozat e reklamës, çimentoja e vazhdimësisë, urat e harkuara që lidhin bregun me breg, njeriun me njeriun, njerëzit me njerëzit.” Lan Qyqalla errdhi në botë për të sjellë gëzim dhe bukuri. Nëpërmjet bukurisë hyjnore në poezitë e tij, ai i përfiton zemrat, simpatinë dhe entuziazmin e të gjithë shkrimtarëve dhe adhuruesve. Poezitë e Lanit përfaqësojnë një ishull paqeje, plot me dashuri dhe harmoni. Poeti shkruan për dashnoren që vjen dhe shkon, për një dashuri të përjetshme.

Herë pas here, rima është buzëqeshja e vargut. Nuk duhet t'ua lëmë bukurinë vetëm artistëve, moralin fetar priftërinjve dhe ushtrimin e drejtësisë vetëm juristëve. Jeta kalon dhe fjalët mbeten. Autori shqiptar vjen para nesh përmes rrugës magjike të frymëzimit. Mirazhi i poezisë i jep jetë dhe fuqi, të drejtë qytetarie, çdo lloj arti. Vargu i Lan Qyqallës është i thellë, i rrumbullakët dhe i ndritshëm si një kokërr margaritari me tinguj e jehonë: S`dua ta kalosh ditën duke pritur,/arrdhjen time nëpër kohë,/ në natën e dashurisë,/ dua të të sjell yllin/ në gjirinë e virgjërisë,/ e në kopshtin e viteve/ të ftoj në vallëzim,/ serenadë e qytetit tim. Që nga kohërat e lashta, poeti ka sjellë dhurata hyjnore për njerëzimin në të gjithë botën. Fjala poetike, më shumë se çdo artikulim tjetër komunikues, arriti të deshifrojë ndjenjat njerëzore, në universalitetin e tyre, përmes konotacionit të fjalëve. Në këto deshifrime të kodifikuara të shpirtit njerëzor, lirizmi, si harmonizimi më i përsosur i botës shpirtërore, përmes forcës dhe virtuozitetit të nënkuptuar nga fjala poetike, njeh shpërthimet dhe turbulencat shpirtërore, duke shpalosur një universalitet unifikues të mallit, dhimbjes, dashurisë, përmes misticizmave ekzistenciale, duke zbuluar magjinë dhe fuqinë që zotëron fjala dhe tingulli i mesazhit poetik. Kjo lirikë e komunikimit, në thelbin e saj të gjenerimit komunikues, shpaloset në shpirtin e njeriut, pa ndarje gjuhësore, fetare, në mbarë botën, sa më e madhe të jetë në hapësirë, aq më afër harmonive dhe tingujve poetiko-shpirtëror.

Titulli i poezive të zgjedhur nga autori i këtyre vargjeve të frymëzuara në simbolikën dhe metaforën e tij, është çelësi i tokës poetike që hap dritat e angazhimit dhe vargëzimit poetik, brenda botës shpirtërore të unitetit lirik në horizontet kombëtare. Në poezitë e tij, Lan Qyqalla na paraqitet përmes një vështrimi të filozofisë së jetës nga pikëpamja psikologjike, përmes një digresioni shpirtëror duke shpallur poetikisht mendimet e tij. Në disa vargje poetesha arrin të na japë një amalgamë të misterit dhe ambientit të saj. Në të tilla trajtime poetike, jo tema, por subjektiviteti poetik, është shembulli më domethënës, ku Lani i servir shpirtin poetik lexuesit në një pjatë argjendi. Në kodikun e parë, struktura stilistike monolitike e ngjit dhe e zbret lexuesin në trillimin poetik, porsi kulla e Babelit, duke i hapur çdo lexuesi horizonte të reja udhëtimesh novatore, nëpërmjet metaforave. Duke ndërthurur vetveten poetike me atë shoqërore, autori nxjerr në pah aftësinë për ta vënë lexuesin në rolin e protagonistit, duke e bërë atë të ndihet sa metaforik, poashtu edhe real në materien e dukshme dhe të padukshme të universit emocional. Në këto kontekste, produkti poetik në tërësi i ngjan një mozaiku, ku poezitë në veçantinë e tyre janë mikrongjarje, ide, figura, mesazhe, të cilave autori e transmeton dhuntinë dhe atmosferën e bukurisë poetike.

Kjo është një dhuratë që ka një mision: të nxjerrë në pah protonizmin dhe vitalitetin e shpirtit njerëzor. Në kodikun e dytë, nën tingujt e një Paso Dople, çelësi i vetmisë poetike na sjell notat e një lirizmi filozofik dhe sentimental, si paradigmë e një simbioze epiko-lirike, përmes konceptimeve të reja moderne. Brenda kësaj valleje poetike, lexuesi ndjen botën sentimentale në kontekste të reja, ku fryma lirike vjen përmes tingujve shpirtërorë të violonçelit të të dashuruarve që ndjejnë bukurinë e jetës. Ndodh kështu pas një stuhie dhe një eklipsi, kur dielli shkëlqen dhe natyra bëhet e gjallë. Pra, në botën shpirtërore të lexuesit, si në një kinematografi, shfaqet ylberi i poezisë, aq i nevojshëm sot në shoqërinë konsumatore.

Në kuadrin e mesazhit, në nëntekstet, në fakt duket imagjinata e poetit-krijues dhe lexuesit, një synim i përbashkët: dëshira për të motivuar të gjithë për të zbuluar rrënjët e tyre në botën e brendshme me misticizmin e tyre. Në këto kodifikime të disa risive moderne, të shprehura poetikisht nga Lan Qyqalla, ka vargje autentike në përmbajtje dhe universale në kozmopolitizëm. Si në një film estetik, vërejmë në poezitë e tij një fjali që përcakton Luis Brilante: Estetika është e qartë, po aq e drejtpërdrejtë dhe e papërcaktuar, si dashuria, si shija e një fruti, si uji. Poezinë e ndiejmë njësoj siç e ndiejmë afërsinë e gruas apo aromën e maleve apo të thellësive të detit. Lan Qyqalla nuk është poeti i habisë apo i heshtjes. Ai është poeti i dashurisë dhe i lumturisë, një engjëll i adhuruar dhe një dhuratë hyjnore me buzëqeshje arbërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat