Gruaja, burri dhe fëmijët

Kultura

Gruaja, burri dhe fëmijët

Nga: Dedë Preqi Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 16:11
Autori Dedë Preqi

Gruaja është shtylla e shtëpisë

Qelësi i parajsës së dashurisë,

Natyra e saj i gjason vetëm hënës

Me epitetin e ëmbël të nënës.

Ah, burri i saj si një bujk i egër…

Që lavron e mbjell arën rënore,

Si kallëzit e grurit fëmijët rreze-dielli

I ngjajnë konakut të bardhë kërmilli.

Gruaja dhe burri janë dy faqe medaloni

Fëmijët si zogjtë i rrisin flatrat shpejtë,

Është kohë deheje dhe e turbull me valë

Shqetësim i timonierit rrugëve pa fanar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat