Hero i kombit

Kultura

Hero i kombit

Nga: Atdhe Geci Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:04
Atdhe Geci

E tërë kjo tokë ku unë jam lindur

prej mija vjetësh quhet Shqipëri

gjysh e stërgjysh me pushkë janë rritur

pushkën e nderit kurrë se kanë dhënë

Asllan Krasniqi i thërret Metush Krasniqit

të lidhemi të gjithë për tokën tonë

mësimi në shkolla është pushka e kohës

pa arsim kombëtar nuk do të ecim para

Ashtu qoftë o babë Asllan Krasniqi

i thotë Metush Krasniqi prindit të tij,

do hapim shumë shkolla, do bëjmë libra

se Kosova ndryshe nuk bëhet Shqipëri

Në ditar tek shkruante orën e mësimit

Metush Krasniqin hafijet e përgjonin

Metush Krasniqi mësuesi ynë i lirisë

i shkruan flamurit kuq e zi të atdheut:

Nëse shqiponja e flamurit më pyet

tek flamuri kombëtar unë shoh dritë

Kosovë, sa të ketë jetë guri dhe bari

zot i kësaj toke do të jetë shqiptari

Rend o rend o mësues Metush Krasniqi

rend o rend o kryengritës i bashkimit

në varrim të nënës së vrarë ti një fjalë e the,

një nënë ma vratë, po Shqipërinë kam nënë.

Kosovë, janë shumë nxënësa nëpër shkolla

janë shumë mësues atdhetar që i dijësojnë

Kosova Shqipëri çdo ditë po bëhet,

Lëvizja Ilire është e ardhmja e Atdheut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat