Më 14 nëntor promovohet në Tiranë libri i diplomatit Shaban Murati, “Aleanca e duhur Shqipëri – Kroaci”

Kultura

Më 14 nëntor promovohet në Tiranë libri i diplomatit Shaban Murati, “Aleanca e duhur Shqipëri – Kroaci”

Nga: M.L. Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim, lajmërimi për promovimin

Studiuesi dhe diplomati i shquar shqiptar, Shaban Murati ka njoftuar se të martën më 14 nëntor do të promovohet libri i tij, “Aleanca e duhur Shqipëri – Kroaci”.

Ngjarja do të zhvillohet në Hotel Tirana duke filluar nga ora 17:00.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë si i ftuar nderi do të jetë Presidenti kroat 2000-2010 Stipe Mesiq.

Kujtojmë se javën e kaluar Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës organizoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës promovimin e dy librave të rij të diplomatit dhe studiuesit të njohur Shaban Murati “Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare” dhe “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat