“Barbie”, producentët më shumë investuan në marketing se në bërjen e filmit

Kultura

“Barbie”, producentët më shumë investuan në marketing se në bërjen e filmit

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Prodhuesit e filmit “Barbie” më shumë investuan në marketingun e këtij filmi se sa në bërjen e tij, shkruan NME.

Filmi nën regjinë e Greta Gerwigut, në të cilin luajnë Margot Robbie dhe Ryan Goslingu, doli në kinema më 21 korrik, ku edhe shpërtheu në arkat filmike.

Para daljes së këtij filmi, producentët u përkujdesën që ta ndërtojnë një shtëpi ëndrrash të Barbiet në jetë reale, si dhe një trend memesh nëpër rrjete sociale ku e kanë vendosur këtë film kundër atij të Christopher Nolanit, “Oppenheimer”.

Tani del nga Variety që buxheti i marketingut për këtë film ishte plot 150 milionë dollarë, pesë milionë më shumë se sa që kushtoi për t’u bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat