Parodi popullore

Kultura

Parodi popullore

Nga: Xhelal Hoxha Më: 18 korrik 2023 Në ora: 07:29
Xhelal Hoxha

Fit e hit, për një femër-dashnore “ra shehit!”
(S’Ka rëndësi me shkues, ose pa mësit)

Pak mahi, parodi dhe pak satirë,
që të bëhet disi akoma edhe ma mirë!
A thua, çka do të thonë Hoxha e Prifti?
për këtë punë, që ishte e dhunshme, apo e lirë!?

“Kur në dyluftimin e tyre, flasin e bërtasin:
Ofofo, obobo, e oleleee...
që ju duket s’i me vdek, apo me le?!”
Që aksidentalisht, në varrimin e tyre;
”kanë m’eu përmend, apo përbe”...
N’tpamurit e tyre do të flasin me njëri-tjetrin
Ku do të thonë: A po i sheh, dhe apo i njeh;
se si po shkojnë e pombesin e vdesin nëpër motele!

Ata ndoshta do të thonë disi ashtu e kështu?:
"Ky ishte kontribuesi i madh i kësaj lirie, dashnie...
Dinjitetshëm ra në krye detyrës së marrë-dhënies
Ra flijueshëm e lavdrueshëm në motelin me pes yje
Si aktori i Holivudit në këtë Komedi edramë...
Pa e ndëgjuar assesi, as të vetmën ankesë dhe as gjëmë!”

“Duke luajtur cic-mic, e lahi-uratë duke këndue...
Dhe me shpirt e zemër të madhe duke urue:
Ra i ndjeri në fushë betejë,pa kursyer as jetën
Ai shkoi si shehit, për këtë zojë- grue, por edhe për veten!"

Populli si me mëdyshje do të pyste:
“Ai-ajo a kan gabue, apo s’kanë gabue?
A n’xhenet, apo n’xhehnem kanë me shkue?!”
“S’ka rëndsi me ilaq mjalti, apo fare pa ilaq?
Me rëndësi e paskan knaq, apo s’e paskan knaq?!”

Ndërsa, disa do të përgjigjen e thonë:
“Zoti i madhërishëm, i dishëm dhe i gjithëfuqishëm
Ate e bekoftë, e mëshiroftë, në qiell e lartësoftë
dhe në lule të gjenetit, si luftëtarë e shehit e qoftë
Mirë mbasi s’meti n’pemparse, apo n’karroc, aqe te koftë!”

“Porsi bira e minit duket, del dhe përsëri hin e rrin...
Duke thënë dhe duke u lutur, me:Amen,Amin!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat