Kur rrënohen iluzionet, ëndrrat…

Kultura

Kur rrënohen iluzionet, ëndrrat…

Nga: Dibran Demaku Më: 17 korrik 2023 Në ora: 09:40
Dibran Demaku

“Me vargjet tua po ma zbukuron ditën”-i kishte ardhur një mesazh krejt papritmas.

Kishte hapur faqen e dërgueses dhe kishte gjurmuar në biografinë e saj.Donte të dinte se cila ishte ajo,por në faqen e saj elektronike nuk kishte gjetur asnjë të dhënë për te përveq emrit dhe qytetit ku banonte.Sipas emrit dhe mbiemrit të saj e kishte kuptuar se ajo ishte e lindur në një qytet të veriut,por që tash jetonte në kryeqytet.Se përse e kishte lënë qytetin e lindjes dhe kishte zbritur në kryeqytet nuk e dinte,por një mendje i thonte se atje mund të ketë shkuar ose për çështje pune apo martese.

Kishte shkruar e fshirë disa herë përgjigjen që do t’i kthente.Ishte kujdesur që shkresa të ishte sa më e lehtë dhe e ëmbël për të.Dhe e kishte nisur me kërshërinë e një djaloshi të ri kur i nis të diç të zgjedhurës së zemrës.

Nuk kishin kaluar sekonda dhe nga ana tjetër kishte ardhur një përgjigje edhe më e ëmbël se e ajo e fillimit.

“Poezitë tua më bëjnë jetën më të dashur dhe më të ëmbël”-i kishte shkruar ajo.Ajo që as e dinte se cila ishte dhe çfarl statusi social kishte.

Meqë ajo i thonte se poezitë e tij i zbukuronin dhe i ëmëlsonin jetën,ai vendosi që çdo pyetje dhe përgjigje të tij t’i shkruante në stilin poetik apo thjeshtë poezi.

Nga ana tjetër i vinte entuziazmi i shtuar i saj.Dhe kështu një ditë…Dhe kështu shumë ditë…Kishte filluar të besonte se tjetra kishte rënë kokë e këmbë në një grackë dashurie,një grackë të një dashurie të zjarrtë.

Dhe format poetike të poezive që i dërgonte si përgjigje filluan të ishin edhe më të zjarrta edhe më erotike.Tjetra i priste me entuziazëm dhe me duartrokitje.

Po bëhej muaji që ata të dy kishin rënë në oazën e dashurisë dhe sikur po fluturonin në qiellin e shtatë.

Dhe asnjërit nuk i shkonte në mendje të pyesnin as për vitet as për gjendjen sociale.

Ai edhe më tutje po i shkruante poezi dashurie me përmbajtje erotike,ndërkaq ajo e falenderonte me zjarrë.

Mbrëmjet dhe mëngjeset i kalonin si në ekstazë.Ethet e ëmbla të dashurisë virtuale ua kishin pushtuar shpirtrat,zemrat,mendjet…

“Sikur të takoheshim një ditë”-i kishte shkruar ai në në njërën e atyre ditëve në ekstazë.

“Përse të takohemi,kështu jemi mirë?”-ia kishte kthyer ajo.

Përgjigja e saj e drejtpërdrejtë,atij i kishte nxitë një ftohje në zemër dhe në mendje.Për disa sekonda i ishin rrënuar të gjitha kullat e lumrurisë që kishte ndërtuar në mendjen e tij.Nga goditja e ftohtë,e akulltë,e ardhur krejt pa pritmas nuk po e mblidhte do vetën.

“Dhe?!”

“Dhe asgjë!”-i kishte shkruar tjetra dhe kishte shtuar:-“Ti shkruan poezi,ndërkaq unë i lexoj!”

“Vetëm kaq?!”-kishte shkruar ai.

“E çfarë tjetër?!”-i ishte përgjigjur ajo.Dhe derisa ai po mundohej që në kokën e tij të formulonte pyetjen tjetër,duke u munfuar që ajo të ishte sa më e ëmbël,në mënyrë që mos ta lëndonte atë,ajo kishte shkruar:-“Nëse gjatë kësaj kohe sa shkruajmë bashkë,të kam nxitur ndonjë iluzion apo trazim të lutem më fal”.

Atij i ishin rrënuar të gjitha iluzionet,të gjitha ëndrrat!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat