Nëse...

Kultura

Nëse...

Nga: Zymer Mehani Më: 15 maj 2023 Në ora: 09:27
Zymer Mehani

Nëse diku vdes një njeri i ri

Një zakon është ndërruar në botë gjithsesi

Nëse diku fyhet një femër

Mes nesh është e krisur dhe e prishtë një zemër
 

Nëse diku mbi fëmijët ushtrohet dhunë

S’mund të jem’ të pafajshëm as ti dhe as unë

Nëse diku një urë shkatërrohet

Ndalet një rrugëtim, një miqësi rrënohet
 

Nëse diku një faltore përdhoset

Do ecim drejt humbjes, emri na njolloset

Nëse diku e vërteta mohohet

Mua, por dhe ty e drejta na cenohet

 

Nëse diku shkelet butësia

Aty s’ka qetësi, është e zbehtë liria

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat