Çeku: Kosovës po i shtohet një muze unik

Kultura

Çeku: Kosovës po i shtohet një muze unik

Më: 24 prill 2023 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se Kosovës po i shtohet një muze unik, duke prezantuar ndërtesën e Hidroelektranës në Prizren.

Ministri Çeku ka thënë se pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës.

Kosovës po i shtohet një muze unik

Për pak vite, ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bën një shekull jetë. Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit. Menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës”, ka thënë Çeku. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat