Andris Lleskai, një poet bashkëkohor që frymon shqip

Kultura

Andris Lleskai, një poet bashkëkohor që frymon shqip

Më: 10 prill 2023 Në ora: 20:18
Andris Lleskai

Ai është nga Mirdita dhe quhet Andris Lleskai një poet i njohur, e ku që kur ishte i vogël në shkollën fillore nisi të shkruante poezi e në klasën e gjashtë të merrte çmimin e parë në shkollë Në vitin 2005 si gjimnazist do të rilindte me një emër poetik që e mban ende sot, me këtë emër Andris boton në gazeta kulturore të shtypit të kohës. Është botuar në revista, antologji, periodike poetike, e sa media shqiptare e të huaja.

Është pjesëmarrës në rreth 10-të konkurse letrare brënda e jashtë vendit ku në mbi gjysmën e tyre është vlerësuar me çmime ku mund të përmendim: – “Çmimi i Manifestimit”, Prizren 2020, në Manifestimin Ndërkombëtar të Poezisë “Ibrahim Rugova”; – “Çmimi i Parë / në Poemë”, në konkursin poetik për nder të Anton Çetës e të bashkëpuntorëve të tij, nga “Shoqata Bytyqi”; – “Çmimi i Tretë” nga Shoqata e Shkrimtarëve “ABC Poetike” e Shkupit; – Çmimin “Pashko Vaso” nga Akademia e Artit, Shkencës, dhe Letrave “Mirdita”; etj.

Në vitin 2017, i botojnë pa dijeninë e tij librin e titulluar “Bukuri mes Gjembash” I ka trajtuar të gjithë zhanret poetikë nga epitafi, soneti, elegjia, balada, himni, e gjer tek poema, shkruan në varg të lirë, po ashtu dhe në varg të strukuruar sipas një rregulli preçiz e strikt. Në gjuhën shqipe është i njohur për një gjuhë të fortë volteriane, për trajtimin e çështjeve tabu si pedofilia, çështjet sociale, feminizmi, traditat zakonore, martesat e ndaluara, vrasja e femrave, e problematikat shoqërore.

Image
Andris Lleskai

Fabulat e tija shquhen për një simbolikë shkencore, për thellësinë e paralelizmave në kulturat e tjera botërore, për misticizmin, shqyrtimin ligjoro-akademik të çështjeve, kulturën historike, për pasuri fjalori, neologjizma, lojën e fjalëve, shumëkuptimësinë e vargut, e për origjinalitet krejt unik.

Alma Jaku ka thënë për të se “duket si një poet i huaj botëror i përkthyer në gjuhën shqipe”.

Andris Lleskai është i njohur në rrethet poetike e kulturore brënda e jashtë Shqipërisë ku vazhdon të jetë tepër aktiv, e produktiv, duke frymuar mbi tematikat e problematikave shoqërore.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat