Piktura universale dhe e spikatur që të emocion e Demush Avdimetajt

Kultura

Piktura universale dhe e spikatur që të emocion e Demush Avdimetajt

Nga: Gjon Marku Më: 18 mars 2023 Në ora: 16:35
Gjon Marku

Piktori i spikatur Demush Avdimetaj në karrierrën e gjatë të jetës së tij ku talenti dhe bukuria rrezëllitëse e punës deri në mister i dhanë një emër të vçantë e veprat e tij zunë vend në studjo të koleksionistëve apo galerive prestigjioze Brenda dhe jashta vendit. Pasioni i tij i lindur zoterohet së pari nga ndjeshmëria e rrallë, talentit dhe pasqyrimi i figurave në format e dhëna në hapsirë apo kohe, por kjo nuk do të mjaftonte pa formimin dhe kulturën, njohjen dhe dijen e tij.

Edhe tashmë pas një karriere të gjatë ai vijon të jetë aktiv dhe të shfaqet me vepra të reja e ekspozitë periodike si të jetë në një sfidë përballë kohës ku shihen punime të reja plot jetë ralizuar me shumë pasion.

Në studjon e tij gjenden dhjetra punime me madhësi e të gjinive të ndryshme pra në vaj, akuarel, laps, linogdhendje etj ku dashura dhe frymëzimi i tij së pari a thua se e merr frymëzimin në truallin tonë të paepur, në historinë tonë të lavdishme por dhe në mitet dhe legjendat tona ate kamotëshme e vjen deri në historinë dhe ngjarjet akktuale.

Janë derdhur në telajo dhjetra portrete të figuarave të spikatura kombëtare dhe personazheve të ndryshme e autorëve apo figurave të spikatura të artit dhe kulturës, mendimit dhe dijes. Por tej saj gjenden edhe peisazhe apo piktura ku abstraksioni nuk është hobi me spikatje amatoreske por një pikturë e një profesionisti të talentuar në artin pamor.

Vullneti dhe pasioni të cilat janë pjesë e jetës së tij artistike dhe kultura, njohja, dija dhe shkollimi professional, bëjnë që ai të sjellë një pasuri vlerash artistike të mbushura me emocion si një konfirmim i teknikës së të menduarit dhe gjykuarit e më pas e të pasqyruarit në telajo të idesë.

Piktura e Demush Avdimetajt jo vetëm të emocionon që në shikimin e pare, por dhe të fut në mendim për harmoninë, profesionalizmin, temperamentin dhe idenë e dhënë e ajo spikat dhe për individualizmin e saj artistik. Aftësin, dhe përvojën por dhe vitalitetin e aftësinë për t’u ballafaquar me dinjitet me publikun në idenë artistike që zgjedh dhe me veprat artistike që realizon.

Natyrisht në veprat e tij vihen re shpesh nuancat dramatike, midis detajeve, por gjithmonë në shërbim dhe funksion të një emocioni të thellë dhe pasqyrimi të mrekullueshëm ku s’është vështirë të kuptohet potenciali dhe intuita e pasurisë së tij në talent, dije dhe punë.

Harmonizimi i ngjyrave, por dhe kontrastet grafike të bëjnë të mendosh dhe gjykosh se autori i këtyre veprave është gjithnjë në kërkim të mendimit racional në idenë e të shprehurit e cila gjithnjë është me një elegancë të kujdesshme sidomos në kontrastet e qeta e që gjithnjë përkthehet në emocion duke i dhënë veprës ngrohtësi dhe bukuri e potencë në idenë artistike, ku ndjehet dhe preket realisht dhe manifestohet teknika e lartë, intuite, inteligjente e të shprehurit e cila e rrëmben spektatorin sapo e sheh.

Me një stil e formë por dhe më një ide tërësisht individuale ai sjell bukurin e vepres në një atmosferë magjike ku ndjehet fuqishëm emocioni.

Po ta shohim në tërësi veprën e ketij autori, atëhere vihet re një koncept i ri krijues krejt individual orientuar nga intuita dhe pasioni por dhe qartësia e të shprehurit duke krijuar një emocion të veçantë edhe pse kemi një hapësirë të gjërë idesh të udhëhequra gjithnjë e gjithëherë nga pasioni, emocioni dhe orientimi i intuitës drejt realizimit të një arti të spikatur e me mjaft vlerë.

Në një pjesë të veprave vemë re një natyrë të shkathët e mjaft inspiruese që e ndjen aq afër sakrificën biblike. Ai di ta dëshmojë vlerën e vet pa bërë shumë bujë e pa pasur nevojë të bëjë shumë zhurmë edhe pse gjithnjë kemi të bëjmë me vepra artistike plot dritë, veçanërisht të pasur me vlera njerëzore ku figurat janë shpesh shumë të turpshme e që duket se ngurrojnë dhe herë me tone të forta duke nxjerrë në pah karaktetrin e spikatur ku në disa vepra duhet vemendje e madhe qoftë dhe pse kanë arritur ekuilibrin e përkryer në mes realizimit të spikatur dhe modern së të pikturuarit.

Imazhet jo gjithmonë e shpjegojnë imagjinatën si një proces e në disa vepra paraqitet një botë e trazuar brenda artistikes e këtu mund të thuhet se piktori ka mundur ta hedhë ëndrrën e tij në kanavacë ku nëpërmjet alterinmit të bojrave ai sjell ndjesitë e tij dhe përcjell tek ne një pamje shpesh mahnitëse.

Nuk ka piktor që nuk tërhiqet nga motivet erotike, por ai ka mënyrën e tij të të shprehurit në telajo. E në këtë rast kemi të bëjmë me një rend të përkryer që asnjëherë nuk e humbet natyrshmërinë dhe mbi të gjitha këtë natyrshmëri të përhershme e ruan pa thirrur në ndihmë zgjidhje dhe zgjedhje të s'forcuara.

Ai është një nga piktorët shqiptar që i siguron pikturës shqiptare një nivel të lartë artistik edhe pse gjithnjë mbeti brenda shtresave të vetëdijes së tij.

E tërë krijimtaria e tij është e veçantë për nga brendia e saj. Duket sikur autori jep në secilën pikturë dhe secilin penel të kaluarën e vendit të tij, konkretisht duke u përballur pamabarimisht me fatin intim të kolektivit.

llojit të pikturës si strukturë, është e rëndësishme jo vetëm paraqitja grafike, prandaj edhe ndikimi estetik që përcjall është i përsosur. Ai përcakton në pikturën e vet qoftë procesin e të pikturuarit, qoftë procesin e perceptimit.

Qenësia dhe veçantia e penelave të hedhur, përkatësisht estetikës, para së gjithash, në karakterin dhe aktin receptive dhe në ndërlidhjen e së vërtetës me të vërtetat estetike.

Te krijimtaria e Demush Avdimetajt në përgithësi por dhe në veçanti është plotësuar edhe nëpërmjet një figuracioni origjinal ku mbizotëron realizimi artistik. E në këtë sens piktura fiton emocion si forma kryesore dhe më e rëndësishme e komunikimit.

Nese ndalemi dhe veshtrojme stukturën dhe ndërtimin në pikturën e tij është themelorë dhe kemi të bëjmë me një mirëstukturuar, mirëorganizuar e të vështruar dhe analizuar të ngjarjeve që vinë e dalin në dritë njëra pas tjetrës atëhere piktura në tërësi është e ndërthurur logjikshëm e pjesët harmonizohen me njëra-tjetrën në një arkitekturë të krijuar për të mbajtur në ekujlibër nga fillimi në fund ku penelat që në fakt janë si qeliza në një organizëm që ndërthuren me faktet historike në përputhje kjo e pasqyruar me një harmonizim ngjyrash.

Alternimi i ngjarjeve historike, miteve dhe legjendave, me një fantazi që në fakt nuk mund të prekte dhe të shikohet realisht por që është ndërtuar dhe realizuar mjeshtërisht e që preferon dhe nderton autori bën që të kemi një ekspozim të ngjarjeve sikur këto të ishin vëzhguar realisht dhe të vijnë në një vision të qartë në shpërfaqjen dhe interpretimin mahnitës.

Ndërgjegjësimi se të pikturosh për të kaluarën e aq më tepër në vepra historike e ta sjellësh atë si të jetë në të tashmen apo për t’u shijuar dhe vlerësuar e për të qënë i mirpritur dhe në të ardhshen nuk është e lehtë. Por autori ja del me sukses dhe gjen një mënyrë tërësisht të vetën të pikturuarit dhe pasqyruarit duke bërë që ekspozimi i ngjarjeve të vijë si të jetë krejt real e sjellë me pamje vizionesh të qarta.

Avdimetaj hyn në mënyrë të vetëdijshme në kohën, duke e vështruar këtë njëhohësisht, duke bërë të gjallë e në ndryshim levizjen e ngjarjes pikërisht sepse ka aftësi të veçanta për t’u spostuar e për të realizuar një lëvizje të vazhdueshme përgjatë zhvillimit të ngjarjeve. Në të njejtën kohë, identiteti i disa personazhve të sjella nga e kaluara përbën prirjen e autorit i cili në një pikë të caktuar, shpërthen dhe kulmon në relizimin e një ngjarje pa e mbyllur përfundimisht apo duke lënë të nëntekstuar për ardhjen më tej të një tjetër kulmim apo ngjarje po aq interesante por duke e ruajtur me kujdes ekuilibrin ekzistencial midis personazhit dhe ngjarjes apo misdis personazhve në tërësi, midis ekulibrit ekzistencial të së vjetrës dhe vështrimit në një kënvështrim të ri.

Qysh herët në rrugën e gjatë të krijimtarisë Demush Avdimetaj ja mbërrin të kristalizojë profilin e tij të pangatërrrueshem e njëkohësisht, brenda kësaj hullie, nga një vepër në tjterën ai arrinë të ridimensionojë veten përmes krijimit të risisë e të elementëve të formës dhe të mjeteve të realizimit në vepër. Kohën kur ai i sposton ngjarjet në pikturë vjen mrekullisht bukur dhe për vete mjeshtrin e përpunuar.

Në disa vepra prek e trajton dilemën e ekzistencës. E kjo dilem, ndërtohet mbi një figuracion të pasur ku përmes ngjyrës shfaqen emocionet e piktorit të spikatur që dramën jetësore të tij e kthen në art përmes vuajtjes.

Në tërë krijimtarinë e tij spikat trajtimi i elementëve të traditës, e me theks të veçantë ngre lart kultin e të parëve, fisin dhe genin prej nga vjen. Autori shkon në hullinë e traditrës së hershme e më të mirë të trashëguar.

E tërë vepra në vetvete spikat për thellësinë tematike dhe për thellesinë dhe vetedijen dhe nënvetëdijen ku personazhet e vizatuara me kujdes duke marrë vlerë nëpërmejt identifikimit të pasqyrimit.

Autori është i vetëdijshëm se Arbëria, Datrdania apo dhe Iliria në tërësi ku njerzit e vërtet besojnë në mënyrë të vërtet se bota jonë e dukshme është e ndërthurur me magjinë- një tokë të cilën ngjarjet dhe pse janë të vërteta kapin kufitë e legjendave. Autori gjen mënyrën dhe krijon një botë në të cilën asgjë nuk qëndron e njejtë, gjithçka është në fokus, ngjarjet ndryshojnë në formë por dhe në mënyrën e të shprehurit të tyre nga njëra në tjetrën vepër.

Veçantia e këtij integritetit qëndron se gjithçka që bën ai është e udhëprirë nga ndjenja e përgjegjësisë për të bërë sa më shumë të jetë e mundur në shërbim të një kauze të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat