Të flasësh me heshtjen

Kultura

Të flasësh me heshtjen

Nga: Blertë Tmava Veselaj Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:05
Autorja Blertë Tmava Veselaj

Është magji të kuptosh atë 

Ajo flet me gjuhën më të rrallë të kohës 

Në atë të komplikuarën dhe te pazbërthyeshmen 

Është fat  për atë që e mësoi 

Dhe magjinë kush e kuptoi... 

Unë shpesh me të këmbej mendime 

Eshtë ajo e preferuara ime 

Jo çdo herë më jep mendim 

Dhe nuk lodhet për  shpjegim 

E sa herë me mirësi I lutem 

të më bëje shoqëri kur ndiej zhurmën... 

E ketë gjuhë kush di të flas 

Ata që se dinë i kap inati 

Është magjike si fillim  

të flasësh me të është shpërblim 

Të flet ëmbël e me besim 

Me të ke gjithmonë shpëtim 

GRIMCË LUMTURIE 

Të gjithë ëndërrojnë lumturinë 

Ku të jetë fshehur vallë, 

Në këtë botë të acartë  

Për të kudo do të ndez zjarr. 

Përse pranë zemrës s'e kemi 

Atë që dashurojmë në jetë 

Një grimcë lumturie ne jemi 

Për atë që na do vërtetë. 

Vetëm zemrat e bleruara 

Jetën ta bëjnë pranverë 

Retë e zeza të stuhisë 

Në ditë të bukura na I kthejnë. 

Shi ,dëborë edhe stuhi 

Rreth e rrotull shkatërron 

Zemër e vogël Diell që mban 

Kur vërtetë dashuron. 

Do rrënoje ditë tmerri 

Do krijojë lumturinë 

Me dritë të artë ylberi 

 Do ndriçojë dashurinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat