​Gjashtë vjet nga vdekja e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli

Kultura

​Gjashtë vjet nga vdekja e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 08:13
Dritëro Agolli

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ka vdekur më 3 shkurt të 2017, në moshën 85-vjeçare.

Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.

Veprat e autorit të madh shqiptar, që lindi me 13 tetor të vitit 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.

I paharrueshëm është edhe romani humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit, u bë subjekt filmash dhe këngësh.

Vepra e fundit e tij është libri me poezi “Prit edhe pak”, të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes.

Pos krijimtarisë artistike, Agolli u mor edhe me politikë, duke qenë një nga themeluesit dhe më pas deputet i Partisë Socialiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat